TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova asociohet zyrtarisht me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike,

by teve1
60 minuta ago
0
A A
Kosova asociohet zyrtarisht me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike,

Kosova është asociuar zyrtarisht me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike (ECDR), së bashku me vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka falënderuar Presidencën irlandeze të BE-së, Komisionerin Michael McGrath dhe Komisioneren Marta Kos për përfshirjen e Kosovës në këtë nismë.

Zulfaj ka theksuar se Kosova synon të jetë jo vetëm pjesëmarrëse, por edhe të propozojë dhe të udhëheqë projekte konkrete në kuadër të Qendrës, duke vënë në dispozicion përvojën e saj në përballjen me kërcënimet ndaj proceseve demokratike.

Ai ka bërë të ditur se Kosova është përballur me operacione të huaja informative që kanë synuar zgjedhjet demokratike dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, ndërsa institucionet kanë ndërmarrë masa për forcimin e sigurisë kibernetike, qeverisjes digjitale, edukimit mediatik dhe gazetarisë së pavarur.

Sipas Zulfajt, asociimi me Qendrën krijon mundësi për bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate në fusha si menaxhimi i krizave, matja e qëndrueshmërisë demokratike, zhvillimi i standardeve të përbashkëta dhe trajnimi profesional.

Gjatë fjalës së tij, kryenegociatori ka ngritur edhe shqetësimet për kërcënimet hibride në rajon, duke përmendur ndikimin informativ rus dhe praninë e mediave shtetërore ruse në Beograd.

Ai gjithashtu ka kritikuar veprimet dhe deklaratat e zyrtarëve serbë, të cilat i cilësoi si kërcënime për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Zulfaj është shprehur se qëndrueshmëria demokratike kërkon identifikimin e hapur të kërcënimeve dhe bashkëpunim të përbashkët për t’iu kundërvënë atyre.

Në përfundim, ai ka theksuar se Kosova i bashkohet kësaj nisme si partnere, e gatshme të kontribuojë me përvojën e saj dhe të bashkëpunojë me vendet e tjera për mbrojtjen e demokracisë dhe forcimin e sigurisë në Evropë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

​Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Kosova lançon në nëntor platformën e identitetit elektronik, e-ID

Kosova lançon në nëntor platformën e identitetit elektronik, e-ID

Aleanca kërkon që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitet shtetëror

Aleanca kërkon që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitet shtetëror

​Operacion i Njësisë Speciale në Fushë Kosovë

Protestuesit thyejnë derën e Bashkisë së Tiranës dhe hyjnë brenda

Protestuesit thyejnë derën e Bashkisë së Tiranës dhe hyjnë brenda

Si duhet të reagojë Kosova ndaj kundërshtisë së BE-së për Ligjin për Specialen pa i dëmtuar raportet e bashkëpunimit?

Si duhet të reagojë Kosova ndaj kundërshtisë së BE-së për Ligjin për Specialen pa i dëmtuar raportet e bashkëpunimit?

Serbia vend strehë për personat që kanë problem me ligjin në Kosovë

Serbia vend strehë për personat që kanë problem me ligjin në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën