TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kos: Shqipëria, shembull i fuqisë transformuese të zgjerimit të BE-së

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Kos: Shqipëria, shembull i fuqisë transformuese të zgjerimit të BE-së

Shqipëria ka hapur zyrtarisht edhe grupkapitullin e fundit në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, një hap kyç që e afron vendin edhe më pranë anëtarësimit të plotë.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi punën e bërë nga institucionet shqiptare, duke theksuar se ky progres është rezultat i përkushtimit të autoriteteve shqiptare për zbatimin e reformave thelbësore europiane.

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që mbyll apo hap kapitull por edhe për BE sepse sot tregon se BE ofron rezultate dhe të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen, ky sukses nuk mund të ishte i mundur pa angazhimin e patundur politik të Shqipërisë dhe nga angazhimi i fortë i të gjitha shteteve anëtare për të mbështetur ecurinë e Shqipërisë. I jam mirënjohëse presidencës daneze për përpjekjet që bëri të mundur këtë. Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE. Suksesi i Shqipërisë është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare, me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë për zbatimin e reformave të rëndësishme të BE dhe rezultati i qytetarëve shqiptar që kërkojnë ndryshimin dhe i mbështesin këto ndryshime”, u shpreh Kos.

Komisionerja nënvizoi se integrimi evropian është një proces që sjell ndryshime reale në politikë, ekonomi dhe në shoqërinë shqiptare, duke e bërë vendin gjithnjë e më afër standardeve europiane.

Ajo e cilësoi Shqipërinë “shembullin më të mirë të fuqisë transformuese që ka zgjerimi i BE-së”, raporton rtsh.al

Ajo shtoi se hapi i radhës për Shqipërinë është përmbushja e piketave për secilin kapitull, proces që, siç u shpreh, “nuk është gjithmonë i lehtë”, por i domosdoshëm për të çuar vendin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Reformat e BE sjellin ndryshime në sistemin politik, në ekonomi po kështu edhe në shoqërinë shqiptare duke e bërë atë vërtet evropiane për rrjedhojë Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese e zgjerimit. Kjo tregon se kur jepni rezultate ecni përpara, jeni frymëzim për shumë në Ballkanin Perëndimor. Çelja e të gjithë grup kapitujve është një sukses i jashtëzakonshëm por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi juaj do të përcaktohet se sa mirë dhe sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin evropian. Është momenti për të përshpejtuar sidomos në reformat në drejtësi, pavarësia gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit. Dhe hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat dhe nuk është gjithmonë e lehtë”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën