Mesfushori ofensiv, Meriton Korenica, karrierën e vazhdon në elitën e Rumanisë.
Të martën Korenica është transferuar te skuadra e Clujit, pjesë e së cilës janë edhe Armend Thaqi e Arlind Ajeti. Cluji kampionatin e fundit në Rumani e doli nënkampion.
Korenica në gjashtë muajt e fundit të sezonit të shkuar luajti për Ballkanin, por si i huazuar nga klubi turk Manisa.
Ishte skuadra e Manisas, ajo që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për transferimin e 27-vjeçarit në klubin rumun.
Korenica edhe më herët kishte luajtur për Ballkanin, ndërsa ishte pjesë edhe e Prishtinës dhe disa skuadrave të tjera.