TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj SHBA-së

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj SHBA-së

Korea e Veriut paralajmëroi për një përgjigje ushtarake “më të ashpër” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

Kjo vjen pasi Uashingtoni ka kërkuar të forcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë dhe të shtojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në përgjigje të provokimeve në rritje nga Veriu i armatosur me armë bërthamore, i cili i sheh të gjitha këto lëvizje si dëshmi të agresionit të SHBA-së.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden diskutoi testet e fundit të raketave të Koresë së Veriut me homologun kinez Xi Jinping në fillim të kësaj jave dhe foli gjithashtu me liderët nga Tokio dhe Seuli, teksa frika rritet se Korea e Veriut së shpejti do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor.

Lëvizjet e Uashingtonit për të organizuar stërvitje të përbashkëta me aleatët e sigurisë rajonale janë “akte marrëzie”, tha të enjten ministri i punëve të jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Sa më shumë që Uashingtoni të forcojë bashkëpunimin e sigurisë me Tokion dhe Seulin, “aq më i ashpër do të jetë kundërveprimi ushtarak i Koresë së Veriut”, tha Choe.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë se ushtria kishte “zbuluar rreth orës 10:48 të mëngjesit një raketë balistike me rreze të shkurtër të lëshuar nga zona Wonsan në provincën Kangwon”.

Raketa fluturoi afërsisht 240 kilometra në një lartësi prej 47 kilometra, tha ushtria.

“Koreja e Jugut dhe SHBA-ja riafirmuan qëndrimin e tyre të mbrojtjes së përbashkët përmes stërvitjes së përbashkët ,” tha ajo.

Japonia konfirmoi gjithashtu se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë, me zyrën e kryeministrit që tha se veprimet e Phenianit përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike “kërcënojnë paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe komuniteteve rajonale dhe ndërkombëtare”.

Ekspertët thanë se lëshimi i raketës të së enjtes ishte në kohën e duhur që të përkonte me deklaratën e ministrit të jashtëm të Phenianit.

Koreja e Veriut kreu një sërë lëshimesh të raketave në fillim të këtij muaji, duke përfshirë një breshëri të 2 nëntorit në të cilën gjuajti 23 raketa – më shumë se gjatë gjithë vitit 2017, që u njoh si viti i “zjarrit dhe tërbimit”./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

Detaje nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiq nën hijen e fantazmës së rrethimit

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Kurti në hapjen e zyrës në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi

Kurti në hapjen e zyrës në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Të shtëna me armë në Kaçanik, 26-vjeçarit i sekuestrohet kallashnikovi dhe municioni

40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht

​Bitcoin rrit dominimin në treg dhe afrohet me nivelin 80 mijë dollarë

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

​Kuvendi mblidhet për dy seanca

Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Ditën e të Zhdukurve

Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Ditën e të Zhdukurve

Shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur

Shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën