TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

nga tëvë1
28 Tetor, 2022
0
A A
Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

Ushtria e Koresë së Jugut tha se ka detektuar lëshimin e dy raketave nga Veriu në zonën detare afër Tongçon, të premten. Ushtria tha se dy raketat fluturuan afër 230 kilometra në një lartësi maksimale prej 24 kilometrash.

Në deklaratë u tha se Koreja e Jugut i dënon fuqishëm këto testime, duke i quajtur “provokime të mëdha” që minojnë paqen rajonale dhe shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë çdo aktivitet balistik nga Koreja e Veriut.

Komanda amerikane në Indo-Paqësor tha se këto testime tregojnë për “ndikimin destabilizues” të armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe të programit balistik të saj. Ndërkaq, ushtria japoneze tha se po ashtu ka detektuar lëshimin e raketave dhe se tani po analizon se çfarë lloje raketash janë përdorur.

Pas lëshimit të raketave, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut thanë se kanë biseduar me homologët e tyre nga SHBA-ja dhe Japonia. Tri shtetet u tha se u pajtuan për të rritur koordinimin për shkak të Koresë së Veriut, teksa i bënë thirrje Veriut që të ndalë testimin e armëve dhe t’u kthehet bisedimeve.

Ky ishte testimi i parë i raketave balistike të Koresë së Veriut që nga 14 tetori, dhe lëshimi u bë në ditën e fundit të stërvitjeve vjetore ushtarake të Koresë së Jugut, në të cilat këtë vit marrin pjesë edhe ushtarët amerikanë. Po ashtu, javën e ardhshme, forcat jugkoreane dhe amerikane do të mbajnë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë.

Koreja e Veriut i sheh stërvitjet ushtarake si përgatitje për ta sulmuar atë edhe pse Uashingtoni dhe Seuli thonë se stërvitjet janë të natyrës mbrojtëse.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testimesh, teksa ka thënë se po teston sistemet e armëve bërthamore që janë të dizajnuara për të sulmuar caqe në Korenë e Jugut dhe në SHBA./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Trump dhe Zelensky diskutojnë për armët dhe përshkallëzimin e sulmeve ruse

Trump dhe Zelensky diskutojnë për armët dhe përshkallëzimin e sulmeve ruse

54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

Regjimi i Vuçiqit i kthen armët ndaj qytetarëve të vet – protestuesit “Xhandarmëria jonë është terroriste”

Regjimi i Vuçiqit i kthen armët ndaj qytetarëve të vet – protestuesit “Xhandarmëria jonë është terroriste”

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës për Klube

Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 04.07.2025

Emisioni “Info Nata” 04.07.2025

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

Zjarr i madh në Golesh

Zjarr i madh në Golesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X