TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koreja e Veriut sërish gjuan predha afër Koresë së Jugut

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Koreja e Veriut sërish gjuan predha afër Koresë së Jugut

Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha të artilerisë afër ishullit Jeonpeong më 6 janar, tha ushtria në Seul. Ky njoftim vjen një ditë pasi dy Koretë kryen stërvitje ushtarake në zonën e njëjtë afër kufirit detar mes dy shteteve.

“Forcat e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 600 predha nga veriperëndimi i ishullit Jeonpeong”, tha ushtria e Koresë së Jugut përmes një njoftimi.

Të premten, Koreja e Veriut gjuajti mbi 200 predha të artilerisë afër Jeonpeongut dhe Baengnjeongut, dy ishull me popullsi të vogël që gjenden në jug të kufirit detar de facto që ndan dy shtetet.

Banorët e dy ishujve u urdhëruan që të evakuoheshin pas një prej përshkallëzimeve më serioze ushtarake në gadishull që kur Koreja e Veriut gjuajti predha në një prej këtyre dy ishujve në vitin 2010.

Predhat e gjuajtura nga Koreja e Veriut dje dhe sot kanë rënë në zonën e ndalimit të krijuar në bazë të një marrëveshjeje për uljen e tensioneve të arritur më 2018, por ky pakt u prish në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Veriu lansoi një satelit spiunazhi.

Ushtria e Seulit tha të shtunën se “zjarri i përsëritur i artilerisë nga Koreja e Veriut paraqet kërcënim për paqe në Gadishullin Korean dhe përshkallëzon tensionet”.

Koreja e Jugut ka lëshuar një “paralajmërim të fuqishëm” dhe i ka bërë thirrje Veriut që menjëherë të ndalë këto veprime. Jugu tha se ushtria do të ndërmarrë masat e nevojshme “për të mbrojtur shtetin tonë”.

Raportet midis dy Koreve janë në pikën më të ulët në dekada pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, inkorporoi në Kushtetutën e vendit statusin e shtetit si fuqi bërthamore dhe vazhdoi me testimin e disa raketave të avancuara balistike ndërkontinentale, shkruan REL.

Të dy shtetet teknikisht janë në luftë për shkak se konflikti i viteve 1950-53 përfundoi pa një armëpushim e pa traktat dhe shumica e kufirit që i ndan shtetet është jashtëzakonisht i fortifikuar, ndërkaq kufiri detar asnjëherë nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Tags: Korea e JugutKoreja e Veriutpredha
ShareTweet

Postime të ngjashme

Turizmi në bregdetin shqiptar vazhdon edhe në tetor

Turizmi në bregdetin shqiptar vazhdon edhe në tetor

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

Dogana konfirskon mbi 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana konfirskon mbi 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara në Hani të Elezit

Një grua arrestohet pasi e sulmon fizikisht burrin e saj në Prishtinë

Një grua arrestohet pasi e sulmon fizikisht burrin e saj në Prishtinë

Afati për zgjedhjen e presidentit edhe tri ditë

Afati për zgjedhjen e presidentit edhe tri ditë

Një shtetase e huaja arrestohet në Prishtinë: Gjuajti me gurë në banesën e një burri, theu derën dhe hyri brenda

Një shtetase e huaja arrestohet në Prishtinë: Gjuajti me gurë në banesën e një burri, theu derën dhe hyri brenda

56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa në 24 orë

56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa në 24 orë

Vetura godet këmbësorin në Progovc të Prishtinës

Vetura godet këmbësorin në Progovc të Prishtinës

Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën