TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kontrata e dyshimtë për deponitë, afër 150 mijë euro shpenzime më shumë se sa ishte paraparë

Zyra e Auditori të Përgjithshëm ka gjetur një mori shkeljesh në kontratën e nënshkruan nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë për mirëmbajtjen dhe riparimin e infrastrukturës së deponive. Mbi 150 mijë euro më shumë ishin shpenzuar para se sa ishte nënshkrua kontrata. Për këtë nga kjo kompani kanë kërkuar edhe nisjen e hetimeve.

by Doresa Geci
1 vit ago
0 0
A A

Për bartjen e mbeturinave nga Ferizaj, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë kishte paraparë të shpenzonte vetëm 3 mijë e 750 euro.

Mirëpo, pas nënshkrimit të kontratës, i shpenzoi gjithsej 153 mijë euro, duke e tejkaluar drastikisht vlerën e kontraktuar.

Zyra e Kombëtare e Auditimit gjeti tejkalime të tilla të kontratës, edhe për shumë shërbime të tjera.

Në një rast tjetër, vlera e kontraktuar ishte 70 mijë euro, përderisa u shpenzuan gjithsej 428 mijë euro më shumë.

Për gjithë këto shpenzime që u tejkaluan nga kontrata, Kompania për Menaxhimin e Mbeturinave tashmë ka dorëzuar kallzim penal.

Këtë e konfirmoi për Tëvë1, në një përgjigje me shkrim, kryeshefi Dardan Velija.

“Kjo kontratë është planifikuar, prokuruar dhe ekzekutuar nga menaxhmenti i mëparshëm. Ndërmarrja ka bërë kallxim penal për rastin dhe jemi në pritje të bashkëpunojmë me institucionet e rendit. Jemi në proces të ristrukturimit për të rritur efikasitet dhe efektivitet dhe për të siguruar që ndërmarrja pos që kryen detyën e vet të mandatuar, bëhet edhe një shembull i mirë i qeverisjes së mirë në ndërmarrjet publike. Do zbatojmë trajnime të detyrueshme mbi etikën dhe pajtueshmërinë ligjore për të gjithë ekipin e prokurimit dhe financave, duke siguruar që KMDK të funksionojë me transparencë të plotë dhe pajtueshmërinë ligjore”, ka thënë ai.

Për gjithë këto të gjetura, Kenan Gashi nga organizata “AVONET”, thotë se duhet të nisin hetimet nga Prokuroria.

“Ka elemente të dyshimta për vepër penale, është njëra nga raportet që e kam lexuar më vëmendje dhe natyrisht të gjeturat japin të drejt që prokuroria të fillojë hetime ndaj këtij projekti . Ne si AVONET do të iniciojmë rast për këtë raport nga ajo që kemi vërejtur dhe kemi identifikuar nga raporti i Audimit, e në njëjtin shuam gjerë nuk janë kryere ashtu sic është parapare me kontratë”, shprehet Gashi.

Ky auditim përfshinë procesin e menaxhimit të kontratës ‹›Mirëmbajtja dhe riparimi i infrastrukturës në Deponitë Sanitare dhe Stacionet e Transferit të KMDK-së për periudhën shtator 2021 deri në qershor 2023 duke u bazuar në pagesat e realizuara.

Tags: DeponitekontrataTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR

​Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022 bllokuan rrugët kryesore

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022 bllokuan rrugët kryesore

LVV fton qytetarët në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Tragjike në Gjirokastër, 15-vjeçari mbytet në pishinë

Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora, 142 refuzohen

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Haxhiu për Lidhjen e Prizrenit: Idealet e saj mbeten themel i shtetit dhe identitetit tonë kombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën