TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kontrabanda me armë, akuza e re që Kisha Serbe e mohon

nga TËVË 1
7 Korrik, 2023
0
A A
Kontrabanda me armë, akuza e re që Kisha Serbe e mohon

Kisha Ortodokse Serbe hodhi poshtë pretendimet e deputetes britanike se armët e kontrabanduara nga Serbia janë “magazinuar” në ambientet e kësaj kishe në Kosovë.

Institucionet e Kosovës janë duke kryer hetim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 5 korrik se do të ketë informacione pas takimeve me përfaqësuesit e NATO-s në Kosovë dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ndërkohë, zyrtarët serbë kanë kundërshtuar ashpër akuzat në adresë të Kishës Ortodokse Serbe.

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, theksoi për REL-in rolin kontrovers të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke thënë se ajo është një aktor politik.

“Kisha Ortodokse Serbe është instrument i ndikimit të autoriteteve serbe, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera fqinje”, tha Vogel.

Gjithë kësaj i kanë paraprirë pretendimet e deputetes britanike, Alicia Kearns, për deponimin e armëve kontrabandë në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

Deri në publikimin e këtij teksti, Kearns nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me demantet që pasuan deklaratën e saj.

Çfarë ka deklaruar konkretisht deputetja britanike?

Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, deklaroi në Parlament, më 4 korrik, se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

“Në Qeveri [të Britanisë së Madhe] janë të vetëdijshëm, me ushtarët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se armët po kontrabandohen përmes kufirit në kishat ortodokse me autoambulanca. Kur trupat tona përpiqen të marrin leje për të shkuar t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që merret leja, shih befasinë, autoambulanca shfaqet në kishë dhe nxjerr përsëri armët”, tha Kearns.

Të njëjtën ditë ka reaguar edhe Dioqeza e Rashkës – Prizrenit, duke thënë se është “akuzë shumë e rrezikshme, e cila e kriminalizon Kishën Ortodokse Serbe”.

Në një deklaratë, Dioqeza kërkoi që urgjentisht të hetohen akuzat e bëra nga deputetja britanike.

REL- i është drejtuar Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Beograd, për të dhënë një koment, por nga ky institucion udhëzuan t’iu referoheshim komunikatave të Dioqezës së Rashkës- Prizrenit.

Ambasada britanike në Prishtinë: Referojuni KFOR-it

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë nuk iu përgjigj në mënyrë specifike pyetjeve të REL-it se a janë në dijeni lidhur me pretendimet për “kontrabandën e armëve” nga Serbia në Kosovë, që sipas deputetes Alicia Kearns, ishte e përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Ambasada britanike tha shkurt se për këtë çështje është KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s, në kuadër të së cilit vepronte batalioni britanik që kishte marrë këtë informacion.

Më 5 korrik, KFOR-i njoftoi se ngjarja e përmendur nga Kearns i referohet vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror i Këmbësorisë ishte i përfshirë në veri të Kosovës, për mbështetje të KFOR-it.

“Prezenca e pretenduar e armëve ilegale është raportuar në shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin për këtë, nuk u shfaqën dëshmi për atë që u raportua”, tha KFOR-i.

Reagimet e zyrtarëve në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia po zhvillon një hetim kundër deputetes britanike.

“Ne tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë pse po e vendosni Serbinë në një pozitë të tillë”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp më 6 korrik.

Një ditë më parë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka ftuar në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Dominic Otway.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, pas atij takimi, njoftoi se Daçiq i hodhi poshtë pretendimet e deputetes britanike.

Më 5 korrik, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha për TV Pink se Kisha Ortodokse Serbe është “objektiv i sulmeve të lobistëve shqiptarë”, sepse, siç tha ai, “është një shtyllë e tubimit të popullit serb”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mban lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse Serbe. Ai është takuar me kreun e asaj kishe, Porfirije, pas rritjes së tensioneve dhe takimeve të rëndësishme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Analisti Toby Vogel tha se pavarësisht se vepron si instrument i Qeverisë në Beograd, Kisha Ortodokse Serbe përpiqet ta paraqesë veten si aktor autonom në Kosovë, i pavarur nga Qeveria.

“Kisha Ortodokse Serbe ka autonomi të madhe në Serbi për nga politika dhe ideologjia e saj dhe në shumë raste ideologjia dhe interesat e saj përputhen me interesat e Qeverisë dhe presidentit”, tha Vogel.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 po zhvillon dialog me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve.

Pretendimet për kontrabandë armësh, deputetja britanike i bëri në jehonën e tensioneve të reja në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.

Ritualet e lutjeve në kulmin e tensioneve në veri të Kosovës

Popullata lokale serbe nuk i pranon kryetarët shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. Përshkallëzimi ndodhi më 29 maj kur ata u përleshën me KFOR-in në Zveçan, një nga katër komunat në veri me shumicë serbe.

Në këto incidente, pati dhjetëra të plagosur nga të dyja palët.

Të njëjtën ditë, peshkopi i Rashkës-Prizrenit, Teodosije, ka mbajtur ritualin e lutjes në kishën e Zveçanit, e cila ndodhet afër ndërtesës së komunës, para së cilës kanë ndodhur trazirat. Peshkopi u tha vendasve se Kisha Ortodokse Serbe “do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë”.

Lutjen e ka shërbyer edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Nga tempulli i Shën Savës në Beogradit, ai bëri thirrje për lutje për popullin e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në dhjetorin e vitit të kaluar, tha se një pjesë e klerit të Kishës Ortodokse Serbe ka mbështetur barrikadat e ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kritika e Parlamentit Evropian kundër Kishës Ortodokse Serbe dhe ndikimit të Rusisë

Në një rezolutë të marsit 2022, Parlamenti Evropian deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe promovon Rusinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e vlerësuar këtë si shqetësuese.

Eurodeputetët gjithashtu shprehën shqetësimin për “përpjekjet e Kishës Ortodokse në vende si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina, veçanërisht në entitetin Republika Sërpska, për të promovuar Rusinë si një mbrojtëse të vlerave tradicionale familjare dhe për të forcuar marrëdhëniet midis shtetit dhe kishës”.

Kisha Ortodokse Serbe i hodhi poshtë këto akuza.

Tags: Alicia KearnsKisha SerbeKontrabanda me armë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Tërmet në Kolumbi

Tërmet në Kolumbi

Trupat e Gardës Kombëtare kanë arritur në Los Angeles

Trupat e Gardës Kombëtare kanë arritur në Los Angeles

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X