TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konstituimi i Kuvendit sërish në rrezik

by TËVË 1
1 vit ago
2 0
A A

Tentativa e 12-të

Sot (e mërkure) do të mbahet edhe një seancë për konstituimin e Kuvendit, që do të jetë e 12-ta që nga e para kur është mbajtur më 15 prill.

Në seancën që është thirr nga ora 10:00 pritet që partitë të shkojnë më qëndrime të njëjtë.

Në dy seancat e fundit nga kryesuesi i seancës është propozuar votim i fshehtë për kryetar të Kuvendit, që nuk ka kaluar.

Nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se votimi i fshehtë është pjesë e votimit të seancës edhe sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ata këtë propozim e kanë arsyetuar duke thënë se ka deputetë nga partitë tjera që janë të gatshëm ta votojnë Haxhiun përmes votimit të fshehtë.

Ky propozim i votimit është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK e Lista Serbe, duke e vlerësuar si shkelje të rregullores ndryshimin e votimit gjatë procesit.

LVV ka deklaruar se nuk e ndërron kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, ndërsa që PDK, AAK e LDK kanë thënë se nuk kanë votë për të.

Të martën, kryetari i LDK-së , Lumir Abdixhiku i ka kthyer përgjigje refuzuese ftesës së Albin Kurtin për një bashkëpunim politik.

Deklarimet e deputetëve 

“Absolutisht jo” – Sveçla deklarohet pas propozimit të Abdixhikut për një qeveri tranzicionale

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se nuk është i pajtimit ndaj propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për një qeveri tranzicionale.

 Berisha: Nuk ka nevojë me më thirr Abdixhiku në një qeveri të përbashkët me Albin Kurtin, me deshtë e bëj vet

Bekë Berisha nga AAK-ja ka deklaruar se nuk e përkrahë propozimin e kryetarit të LDK-së, për një qeveri tranzicionale.

Ai pak para se të hyjë në Kuvend para gazetarëve tha se nuk pranon të qeverisë në një koalicion ku pjesëmarrëse është edhe LVV-ja.

“Nuk ka nevojë me më thirr Abdixhiku në një qeveri të përbashkët me Albin Kurtin, me deshtë e bëj vet”, tha ai.

Kusari-Lila për propozimin e një qeverie të tranzicionit: Nuk është në rregull

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se propozimi i LDK-së për formimin e një qeverie të tranzicionit nuk është në rregull.

Sipas saj, një qeveri e tillë nuk lejon llogaridhënie dhe partitë duhet të fokusohen së pari në zhbllokimin e Kuvendit.

”Nuk është në rregull. Nuk lejon llogaridhënie. Së pari, kemi situatën në Kuvend”, ka Kusari.

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, se nga frika parë të marrë vendime e ka lënë Kosovën mbrapa.

Musliu personalisht mendon se LDK-ja s’po guxon të bëhet as me Kurtin e as me PDK-në.

“Qëndrimi im personal si deputete, e si Ganimete, është se LDK-ja gjithmonë duke u frikësuar me marrë vendime e ka lënë Kosovën shumë mbrapa. ‘As nuk shtyhet, as nuk ngrehet’, siç thotë populli. Ata s’po guxojnë të bëhen as me Kurtin as me ne. Duhet të jetë lider që tregon pjekuri dhe pozicione të qarta”, tha Musliu. “Nuk bën PDK-ja, nuk bën Vetëvendosja. Tash ka thënë hajde se po bëhemi të gjithë bashkë. Është me bë hajgare me votën e qytetarëve të Kosovës dhe thjeshtë me thellu edhe më tej krizën politike në vend”.

Peci: Kosova s’ka nevojë për qeveri tranzicionale

1 Zhvillimet brenda Kuvendit 

Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci deklaroi se Kosova ka nevojë për qeveri stabile. Ai tha se rrugëzgjidhje e vetme mund të jetë një marrëveshje politike për konstituim të kuvendit dhe caktimin e afateve kohore në koordinim me presidenten për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Para fillimit të seancës konstituive, ku për herë të dymbëdhjetë po tentohet të konstituohet kuvendi, Peci tha se partitë politike mund t’i ftojë Bedri Hamza, e jo partia e tretë apo e katërt, në këtë.

Tags: 12 herëKonstituimi i KuvenditTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Konjufca i bën thirrje Speciales: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Infantino çmend të gjithë, përcolli dy ndeshje njëkohësisht

Infantino lavdëron veten për Kupën e Botës

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Garat e UEFA, klubet kosovare synojnë raundin e tretë

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Konjufca i bën thirrje Speciales: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Chelseat i mbyllet dera për Xhakën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën