TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca tha se Kosova ka shënuar pak progres sa i përket barazisë gjinore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca tha se Kosova ka shënuar pak progres sa i përket barazisë gjinore

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në kanë mbajtur konferencën rajonale “Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se lufta për barazi gjinore është e gjatë dhe se në të nuk duhet të ketë kompromise.

Konjufca po ashtu tha se Kosova ka progres të vogël në disa fusha e në disa edhe kthim mbrapa. Krejt kjo sipas tij po ndodh për shkak të ngecjes së zbatimit të legjislacioneve në fuqi për barazi gjinore dhe kundër diskriminimit gjinor.

“Më vjen mirë që Kuvendi Kosovës është nikoqir i kësaj konferencë të rëndësishme rajonale. Platforma të tilla të diskutimit na shërbejnë për ti ndarë mendimet dhe t’i bashkërendojmë veprimet tona me rajonin. Në disa aspekte ka progres të vogël, e në disa edhe prapakthim. Kjo na vetëdijëson edhe me shumë se ishte një ëndërr e bukur e se duhet në shumë punë qe të arrihet. Kosova u bë pjesë e kësaj agjende dhe pastaj edhe Kuvendi e themeloi brenda vetes një trup qe merret me këto objektiva, ne përmbushjen e tyre deri ne vitin 2030, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm. Shpresoj që kjo konference të na ndihmojë ta shohim më mirë se cilat janë sfidat dhe si mund të ecim përpara. Baza e jetës tonë është barazia mes burrave dhe grave. Është një luftë e gjatë, aspak e lehte në të cilën nuk duhet të ketë kompromise. Tregu i punës ka qenë shumë me i ashpër në të kaluarën. Pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur pot mbetet ende e vogël”, tha Konjufca.

Ai tha se Kosova ka të gjitha legjislacionet e nevojshme për barazinë gjinore dhe kundër diskriminimit, por se mungon zbatimi.

“Problemet më të mëdha që kanë të bëjnë në arritjen e barazisë mes grave dhe burrave mbesin te zbatimi”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Ndërsa, Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, tha se konferenca ka për qëllim ndarjen e nevojave dhe praktikave rajonale.

Rexhepi tha se duke arritur barazinë gjinore, familja e gjithsecilit por edhe zhvillimi ekonomik ndikohen pozitivisht.

“Jemi këtu që t’i ndajmë të gjitha nevojat dhe praktikat në rajon dhe të pyesim se çka mund të bëjmë se bashku. Kemi një qëllim fisnik. Ajo që dëshirojmë të arrijmë edhe të lidhur me te drejtën sociale. Barazinë gjinore dhe shanset e njëjta për meshkujt dhe femrat. Këto qëllime janë të ndërlidhura me familjen tonë, fëmijët tonë e në fund edhe me zhvillimin ekonomik. Ligji jonë për barazinë gjinore ka dispozita të përfaqësojë gratë në të gjithë sektorët. Kuota jonë 30% në kuvend dhe institucione është kuota me e mirë ne rajon. Kjo shihet edhe ne zgjedhjet e vitit 2021, ku është rritur pjesëmarrja e grave. Kemi shumë punë për barazinë gjinore. Duhet të fokusohemi ne zhvillimin e politikave të mëtutjeshme”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Pesë marrëveshjet me Francën forcojnë partneritetin dhe mbështesin zhvillimin e Kosovës

Kurti: Pesë marrëveshjet me Francën forcojnë partneritetin dhe mbështesin zhvillimin e Kosovës

Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

“Ditari”- 27.07.2026

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Kuçi: Propaganda serbe i paraqet si “persekutim”, masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës

Kuçi: Propaganda serbe i paraqet si “persekutim”, masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën