TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca i premton Szunyog adresim të të gjitha rekomandimeve të KE-së

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Konjufca i premton Szunyog adresim të të gjitha rekomandimeve të KE-së

Sipas një komunikate për medie, kryetari Konjufca e njoftoi shefin e zyrës së BE-së në Kosovë se ditëve në vijim do t’i shqyrtojnë dhe analizojnë gjetjet e Raportit dhe përmes një plani të posaçëm veprimi do t’i adresojnë të gjitha të gjeturat.

Konjufca tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i përkushtuar për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian.

“Duke folur për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Kryetari Konjufca vlerësoi se dokumenti në fjalë pasqyron progresin e arritur si asnjëherë më parë dhe po ashtu shërben si udhërrëfyes për institucionet tona shtetërore që të angazhohen edhe më shumë në përmbushjen e detyrave, sidomos në ato fusha ku mund të bëhet më shumë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi.

Ndërsa, sipas njoftimit, përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane.

Sipas njoftimit, Konjufca e njoftoi Ambasadorin Szunyog përkitazi edhe me punën e deritashme, arritjet, planet dhe sfidat e Legjislaturës së VIII-të, teksa ka përmendur përmbushjen e konsiderueshme të agjendës legjislative, pastaj miratimin e Rregullores së re të Punës, pas, siq thuhet në njoftim, më shumë se një dekade përpjekjesh, si dhe miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, që prej kohësh nuk kishin arritur të miratoheshin.

“Është e rëndësishme të theksohet fakti se Kuvendi vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka arritur të miratoi 87 ligje, shifër kjo më e larta e arritur gjatë një sesioni, tha Kryetari i Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Kuvendi shqyrton të enjten Projektligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme

Policia shpall në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës në Pejë

Policia shpall në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës në Pejë

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Kuvendi shqyrton të enjten Projektligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme

Policia shpall në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës në Pejë

Policia shpall në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën