Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim përshëndetës me ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Rodgers për angazhimin dhe kontributin e dhënë në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë.
Sipas njoftimit të MPJD-së, në takim u riafirmua gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale ndërmjet dy vendeve./teve1.info/







