TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: Synimi i Kosovës është i qartë, anëtarësimi në BE dhe NATO

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Konjufca: Synimi i Kosovës është i qartë, anëtarësimi në BE dhe NATO

Para diplomatëve të 33 shteteve nga e gjithë bota, Konjufca foli për punën dhe rëndësinë e Kuvendit si institucion dhe rolin e tij, e më pastaj edhe për rrugëtimin shumëvjeçar të Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Ai tha se u desh shumë kohë që të arrihet pavarësia dhe ndërtimi i shtetit, duke e konsideruar veten, siç u shpreh Konjufca, si dëshmitar të ndryshimeve dhe lëvizjeve të mëdha në rajonin tonë në Ballkan dhe në Evropë.

“Sidomos ato vitet 1990-1999 ishin shumë të tmerrshme, sepse ne, sapo kaluam nga aparteidi i regjimit të Millosheviqit në gjenocidin e qartë të ushtruar mbi popullin tonë nga policia ushtarake dhe forcat paramilitare të shtetit të Serbisë. Pra, më kujtohen shumë mirë vitet e 90-ta, pastaj erdhi çlirimi dhe misioni i Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2008, dhe tani po përjetojmë këtë fazë që ne e quajmë pas-pavarësi, le të themi epokë në vendin tonë, që është shumë e rëndësishme. Tani kanë kaluar 14 vjet nga shpallja e pavarësisë dhe ne po ecim përpara”, tha Konjufca para diplomatëve.

Ai ka folur edhe për rrugëtimin e tij politik deri te zgjedhja kryetar i Kuvendit, duke theksuar synimet e qarta të shtetit të Kosovës.

“Pra ne jemi një vend që është i përcaktuar qartë në orientimet bazë në skenën ndërkombëtare, si për shembull aspirojmë anëtarësimin në BE, natyrisht, edhe në NATO, veçanërisht në këto kohë të vështira, pas agresionit të paprovokuar dhe brutal ushtarak të Rusisë kundër vendit të Ukrainës dhe popullit ukrainas. Ne qëndrojmë qartë me Ukrainën, dhe unë e dënoj ashpër këtë agresion rus kundër Ukrainës”, shtoi Konjufca, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës e ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës edhe me anë të një rezolute.

Duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, përfaqësues të diplomatëve të karrierës shprehën mirënjohjen e tyre për mundësinë që u është dhënë me Shkollën Pranverore për Diplomatët e Rinj dhe për përvojën e tyre në Kosovë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Legjenda amerikane Balboa flet për vizitën e paharrueshme në Kosovë

Legjenda amerikane Balboa flet për vizitën e paharrueshme në Kosovë

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën