TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë e rajonit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë e rajonit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në përmbyllje të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Kryeparlamentari Konjufca, ka thënë se vizioni për bashkëpunim dhe për arritje të aspiratave të përbashkëta përmban ndër të tjera në vetvete edhe njohjen e Republikës së Kosovës. Sipas tij, ky bashkëpunim Kosovës do t’ia hapëte rrugën e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë.

Konjufca ka thënë se takime të tilla janë rikonfirmim i angazhimit të përbashkët për të nxitur bashkëpunimin rajonal, për të promovuar zhvillimin ekonomik, për të rritur sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropën Juglindore.

“Aty theksova se vizioni për bashkëpunim dhe për arritje të aspiratave të përbashkëta përmban ndër të tjera në vetvete edhe njohjen e Republikës së Kosovës nga të gjitha vendet e këtij rajoni, në mënyrë që t’i hapet rruga gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë e të mirëfilltë. Njëkohësisht, vura në dukje nevojën për të mbështetur aspiratën e Kosovës për anëtarësim në struktura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës, në frymën e përkushtimit për një rajon sa më të bashkuar rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta. Një gjë e tillë u arrit më herët me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë, gjë për të cilën jemi mirënjohës dhe kjo duhet të përsëritet, në frymën e të ardhmes së përbashkët”, ka thënë ai.

Konjufca ka folur edhe për edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, duke theksuar se përgjegjësit për këtë sulm që po mbrohen nga Serbia, duhet të sillen para drejtësisë.

“Në fjalën time, nënvizova edhe se ngjarja e 24 shtatorit 2023, kur kundër Republikës së Kosovës u krye një sulm i egër terrorist, me pasojë vrasjen e Rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve të tjerë, ishte goditje e rëndë jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Prandaj, ai akt duhet dënuar nga të gjithë pa përjashtim, ndërsa përgjegjësit të cilët strehohen dhe mbrohen nga Serbia duhet të vihen përballë drejtësisë. Pa këto qëndrime dhe veprime, do të jetë e vështirë të arrihen synimet e SEECP”, ka theksuar ai.

“Në përfundim të fjalës sime, bëra thirrje që të punojmë së bashku duke riafirmuar përkushtimin ndaj parimeve të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit rajonal, për t’u siguruar që asnjë anëtar i komunitetit tonë të mos margjinalizohet dhe të sigurohemi që Strategjia për Evropën Juglindore 2030 të përmbushë premtimin e saj për të mos lënë askënd pas dhe për të nxitur një rajon ku çdo shtet mund të lulëzojë. Në përmbyllje të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, dolëm me një deklaratë të përbashkët finalizuese”, ka shkruar Konjufca.

Tags: BEGlauk Konjufcasulmi në banjskë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj takohet me Hargreaves, kërkon mbështetjen britanike për Kosovën dhe anëtarësimin në NATO

Haradinaj takohet me Hargreaves, kërkon mbështetjen britanike për Kosovën dhe anëtarësimin në NATO

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

30-vjeçari nga Kosova arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km/h

Kusari-Lila: Kosova dhe Italia po forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe agro-industrial

Kusari-Lila: Kosova dhe Italia po forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe agro-industrial

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete

Avioni ushtarak i NATO-s ka rrëzuar një dron ukrainas që kishte humbur rrugën mbi Estoni

Avioni ushtarak i NATO-s ka rrëzuar një dron ukrainas që kishte humbur rrugën mbi Estoni

Haradinaj takohet me Hargreaves, kërkon mbështetjen britanike për Kosovën dhe anëtarësimin në NATO

Haradinaj takohet me Hargreaves, kërkon mbështetjen britanike për Kosovën dhe anëtarësimin në NATO

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

30-vjeçari nga Kosova arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km/h

Kusari-Lila: Kosova dhe Italia po forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe agro-industrial

Kusari-Lila: Kosova dhe Italia po forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe agro-industrial

Presidenti kroat refuzon miratimin e ambasadorit izraelit në Zagreb

Presidenti kroat refuzon miratimin e ambasadorit izraelit në Zagreb

Mijëra njerëz urdhërohen të evakuohen nga rreziku i zjarreve në Kaliforninë Jugore

Mijëra njerëz urdhërohen të evakuohen nga rreziku i zjarreve në Kaliforninë Jugore

Izraeli bombardon jugun e Libanit me predha fosfori mes shkeljeve të armëpushimit

Izraeli bombardon jugun e Libanit me predha fosfori mes shkeljeve të armëpushimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën