TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: Shqipëria dhe Kosova krah njëra-tjetrës në procesin e integrimit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova krah njëra-tjetrës në procesin e integrimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot mori pjesë në konferencën e përbashkët shkencore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me temën “Harmonizimi i legjislacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”.

Gjatë fjalimit të tij, Konjufca ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë krah njëra-tjetrës në procesin e integrimit në BE.

“Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete aspirante për integrim në Bashkimin Evropian, por para së gjithash si dy shtete që përfaqësojnë ëndrrën e të njëjtit komb, duhet të jenë në krah të njëra-tjetrës në procesin e gjatë e të vështirë të integrimit në BE”, theksoi kryetari Konjufca.

Më tej, kryetari Konjufca theksoi se ky takim, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta, thellon bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e harmonizimit të legjislacionit mes dy vendeve tona, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Konjufca shtoi se në këtë proces Shqipëria si shtet me përvojë të avancuar në sferën e integrimit evropian, mund ta ndihmojë shtetin e Kosovës në kapërcimin e pengesave, të cilat ajo i ka tejkaluar.

Gjithashtu, Konjufca tha se mënyra më e mirë e kompensimit të kohës së të qenit të ndarë padrejtësisht, është kjo, nëpërmjet bashkëpunimit në fushën e legjislacionit, krijimit të trupave të përhershëm dhe shkëmbimit të përvojave reciproke.

“Është në dorën tonë, si shtete dhe si parlamente, që ta kompensojmë kohën e gjatë e të qenit të ndarë padrejtësisht, që tani përmes legjislacionit të sheshojmë dallimet sociale që kanë prodhuar rendet e ndara politike e juridike mbi kombin tonë, veçanërisht në Kosovë dhe trojet e tjera jashtë Shqipërisë. Në modernitet identiteti kombëtar dhe kultura kombëtare kultivohen çdo ditë me mekanizma shtetërorë, me synimin për ta mirëmbajtur homogjenitetin dhe kohezionin social e identitar, të domosdoshëm për ekzistencën dhe prosperitetin e kombit tonë”, përfundoi kryetari Konjufca.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

Osmani refuzon të komentojë vendimin e Kushtetueses para mediave: Jemi deklaruar për tema të tjera

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

Japonia fillon të nxjerrë në shitje rezervat e naftës

Japonia fillon të nxjerrë në shitje rezervat e naftës

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump i quan negociatorët iranianë “të çuditshëm”, u kërkon të tregohen seriozë

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

Osmani refuzon të komentojë vendimin e Kushtetueses para mediave: Jemi deklaruar për tema të tjera

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Diplomati më i lartë i Pakistanit thotë se po zhvillohen bisedime indirekte SHBA-Iran

Diplomati më i lartë i Pakistanit thotë se po zhvillohen bisedime indirekte SHBA-Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën