TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: Në historinë e Kosovës, janë emra të shumë grave që dhanë kontribut

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Në historinë e Kosovës, janë emra të shumë grave që dhanë kontribut

Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka thirrur seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili është prezent në këtë seancë, na fjalën e tij hyrëse, u shpreh i gëzuar dhe i privilegjuar që ndodhet në mesin e tyre, teksa tha se në historinë e krijimit dhe konsolidimit të Kosovës si shtet sovran, janë të gravuar emrat e shumë grave që dhanë kontributin e tyre.

“Ndihem i gëzuar dhe jashtëzakonisht i privilegjuar që ndodhem së bashku me ju këtu, sepse në historinë e krijimit dhe konsolidimit të shtetit të Republikës së Kosovës si shtet sovran, janë të gravuar emrat e shumë grave që përgjatë etapave të ndryshme e dhanë kontributin dhe shembullin e tyre të jashtëzakonshëm. S’mund të flasim për progresin dhe sfidat e të tashmes sa i përket barazisë gjinore, pa e rikujtuar pikënisjen e proceseve madhore që na sollën deri këtu ku jemi. Pa u rikthyer në zanafillën e Kuvendit të Kosovës që daton këtu e 23 vite më parë”, deklaroi Konjufca.

Më tej, kryekuvendari tha se pavarësisht rrethanave të asaj kohe, duke marrë parasysh barrën e të qenit grua politikane, ato përsëri ishin këmbëngulëse në misionin që kishin përsipër.

“Nuk mund të mos e kujtojmë po ashtu vitin 1990 dhe 2 korrikun, kur 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës, në mesin e tyre 18 gra deputete, para dyerve të këtij Kuvendi, të rrethuar nga forcat ushtarako policore të regjimit të atëhershëm serb, e miratuan deklaratën e lavdishme kushtetuese dhe e shpallën Kosovën Republikë. Ne kemi ecur në hapat e tyre, çdo veprimtar, çdo aktivist, të gjitha ato gra që dhanë kontributin e tyre kanë ecur në këtë rrugë dhe në këtë konsistencë. Iu përkulemi dhe i nderojmë në punën e tyre vetëmohuese, që pavarësisht të rrethanave të asaj kohe, bartës të të qenit grua politikane, ishin këmbëngulëse në misionin që e kishin përsipër”, potencoi tutje Konjufca.

Ndër të tjerash, Konjufca përmendi edhe deputeten Nekibe Kelmendi, të cilën e cilësoi si veprimtare e aktiviste politike e cila punoi për ndërtimin dhe të drejtën e shtetit të Kosovës.

“Në takime si ky i sotmi që po e bëjmë, s’mund të mos i kujtojmë edhe gratë e tjera intelektuale e aktiviste të palodhshme, që ishin aktive si në Lëvizjen për Liri, ashtu edhe në pavarësinë dhe zhvillimit e shtetit të Kosovës, por që s’janë në mesin tonë. Para se të gjithash më lejoni ta kujtojmë e ta nderojmë deputeten e Nekibe Kelmendi, një veprimtare edhe aktiviste politike e cila punoi me devotshmëri për ndërtimin e shtetit dhe të drejtës në shtetin tonë”, potencoi kryekuvendari.

Temë e kësaj seance është “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani: Osmani po vepron si pjesë e VV-së, jo si presidente e unitetit ajo duhet të japë dorëheqje

Hasani: Osmani po vepron si pjesë e VV-së, jo si presidente e unitetit ajo duhet të japë dorëheqje

Hasani: Kurti me 48 deputetë s’bëri qeveri, kurse Thaçi e bëri me 32

Hasani: Kurti me 48 deputetë s’bëri qeveri, kurse Thaçi e bëri me 32

Kryeministri Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Shtesat për fëmijë: Kurti njofton se nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritje prej 50 përqind

Abdixhiku pasi u nominua për kryeministër: Jam gati – Kosova ka nevojë për qeveri që punon, jo që shemb

“Info Nata”- 24.11.2025

“Info Nata”- 24.11.2025

Kryeministri Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Shtesat për fëmijë: Kurti njofton se nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritje prej 50 përqind

Futsall, Prishtina 01 pret Rigan në kryeqytet

Prishtina barazon me Rigan në Champions

Kosova U21 nis përgatitjet për miqësoret në Shkup

Tovërlani do të jetë trajner i Prishtinës

Vojvoda në formacionin e javës në Serie A

Vojvoda mposht Torinon, ish-ekipin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën