tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Konjufca kërkon më shumë angazhim për të drejtat e komuniteteve RAE

tëvë1 nga tëvë1
07/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Festivalin Multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”, organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE).

Sipas një komunikate për medie të Kuvendit të Kosovës, kryetari Konjufca kërkoi që të punohet më shumë dhe të luftohen padrejtësitë eventuale ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për një mirëqenie dhe arsimim më të mirë.

“Secili i gëzojmë të drejtat tona kushtetuese. E gëzojmë të drejtën për të qenë të barabartë para ligjit, e gëzojmë të drejtën për të pasur qasje në ato që janë arritjet më të mëdha të njerëzimit dhe janë universale, sikur e drejta për arsim, e drejta për shëndetësi, e drejta për mbrojtje sociale. Mirëpo, nëse i shohim këto të drejta dhe nëse i shohim statistikat në Republikën e Kosovës, atëherë ne vijmë te disa rezultate që mua nuk më duken të kënaqshme”, tha kryetari Glauk Konjufca.

Sipas rezultateve dhe përfundimeve të nxjerra komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë mirëqenie dhe mbrojtje më të dobët sociale nga ana e institucioneve, ndërsa fëmijët e tyre, sidomos vajzat, kanë qasje më të pakët në arsim.

Kreu i Kuvendit theksoi se bashkërisht duhet identifikuar të gjitha mangësitë, edhe të institucioneve, në mënyrë që askush nga pjesëtarët e këtyre komuniteteve në Republikën e Kosovës të mos ndihet i diskriminuar. Ai u shpreh optimist se së bashku do të arrihet të tejkalohen këto mangësi.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe drejtori i organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Isak Skënderi, shefja e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Beate Elsasse dhe drejtori gjeneral i Fondacionit Diakonia e Helsinkt, Olli Holmstrom.

Abdixhiku viziton policin e plagosur: Do të kapërcejmë secilën sfidë

24/09/2023

Dita e diel për sukseset e skuadrave shqiptare, Shkëndija mbetet në krye

24/09/2023

Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

24/09/2023

Njësia Speciale hyn brenda manastirit të Banjskës ku ishte ngujuar grupi i armatosur

24/09/2023

Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje

24/09/2023

Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.