Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se një grup prej qindra personash po trajnohen dhe po përgatiten në Serbi për një sulm tjetër në Kosovë.
Mirëpo ai tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme për çfarëdo lloj sfide, raporton KosovaPress.
Konjufca në konferencë për medie së bashku me homologen e saj nga Sllovenia, tha se institucionet e Kosovës qëndrojnë të unifikuara sa i përket tri kushteve të paraqitura kryeministri Kurti në dialog.
“Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë. Por në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë”, ka thënë Konjufca pas takimit me homologen sllovene, Urska Klakoçar Zupançiq.