TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim ministrin e Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamim Haddad, me të cilin nënshkruan pesë marrëveshje.

Konjufca tha se Franca, që nga shpallja e pavarësisë ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

“Nënshkruam këto katër marrëveshje të rëndësishme, së bashku edhe me letrën e qëllimit, dhe kjo tregon që Franca dhe Kosova, përmes këtyre marrëveshjeve, po ngrenë në një dimension krejt të ri marrëdhënien e tyre dypalëshe….Diskututuam po ashtu për perspektivën evropiane të Kosovës. Republika e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe përafrimit të politikave të saj edhe të jashtme, edhe të sigurisë, me Bashkimin Evropian. Në një kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha të sigurisë, besueshmëria e projektit evropian varet nga një zgjerim më i shpejtë dhe i drejtë, e i bazuar në merita. Kosova ka bërë zgjedhjen e saj strategjike dhe zgjedhja jonë është Evropa, Bashkimi Evropian”, tha Konjufca.

Kurse, ministri i Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, tha se i ka sjellur disa kompani franceze në Kosovë për të bashkëpunuar.

“Mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë se mbështetja dhe miqësia jonë janë të kahershme. Siç e thashë, e konsideroj veten një mik personal të Kosovës prej shumë kohësh. Kur u zgjodha deputet në vitin 2022, vendosa t’i bashkohem Grupit të Miqësisë Francë–Kosovë në Asamblenë Kombëtare, pikërisht për shkak të kësaj historie të përbashkët dhe sepse besoj fuqimisht se një Evropë e fortë, paqësore dhe sovrane është një Evropë e bashkuar, që përfshin të gjithë rajonin. Jam i lumtur që gjatë viteve të fundit kemi punuar për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe. Vizita ime sot i jep një shtysë të re këtyre marrëdhënieve. Më gëzon fakti që kemi nënshkruar pesë marrëveshje gjithëpërfshirëse, të cilat synojnë të avancojnë një agjendë pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Këto marrëveshje janë konkrete dhe krijojnë perspektivë për bashkëpunim afatgjatë, siç diskutuam edhe në takimin tonë, duke hapur rrugën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Me mua kanë ardhur edhe disa kompani franceze dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), sepse ato besojnë në bashkëpunimin që mund të ndërtojmë së bashku. Mund të forcojmë marrëdhëniet tona tregtare, investimet franceze në Kosovë dhe të krijojmë më shumë mundësi biznesi mes dy vendeve tona. Mbështetja që Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) i jep Kosovës është tashmë e konsiderueshme: 80 milionë euro për tranzicionin energjetik dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.”, tha Haddad.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën