Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë pritur sonte në iftar udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Konjufca ka bërë të ditur se iftari është shtruar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
“Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin. Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari!, ka shkruar Konjufca në Facebook.