Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Rusinë dhe aparatin shtetëror të sigurisë në Serbi, të cilin e lidh me presidentin Aleksandar Vuçiq, se po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit.
Përmes një reagimi në X, Wilson ka thënë se po krijohen llogari dhe identitete të rreme, po përhapet propagandë, po përdoren në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore dhe po konsolidohet kontrolli mbi mediat.
Ai ka theksuar se populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Tashmë, Rusia dhe aparati shtetëror i sigurisë, të cilin Vuçiqi e ka vënë nën kontroll, po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit. Po krijojnë llogari dhe identitete të rreme, përhapin propagandë, përdorin në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore dhe po konsolidojnë të gjitha mediat nën kontrollin e shtetit. Por ne po i vëzhgojmë! Populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar Wilson./teve1.info/











