TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kongresi amerikan e certifikon fitoren e Trumpit në zgjedhje

by tëvë1
2 vjet ago
3
A A
Kongresi amerikan e certifikon fitoren e Trumpit në zgjedhje

Kongresi amerikan e ka certifikuar edhe formalisht fitoren e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër kandidates demokrate, nënpresidentes Kamala Harris, duke i hapur rrugën atij për t’u betuar si president më 20 janar.

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të hënën në 50 shtete dhe në Distriktin e Kolumbias u bë në një ceremoni formale dhe të shpejtë gjatë një seance të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Seanca u udhëhoq nga Harris në rolin e presidentes së Senatit.

Ceremonia e së hënës kaloi plotësisht ndryshe krahasuar me atë të para katër vjetëve, kur një grup i mbështetësve të Trumpit e vërshuan Kongresin një përpjekje të dështuar për ta parandaluar certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020, në të cilat ai e mposhti Trumpin.

Trumpi vazhdon të pretendojë rrejshëm se i humbi zgjedhjet e vitit 2020 si pasojë e manipulimit të gjerë.

“Kongresi e certifikoi fitoren tonë të madhe sot – ky është një moment i madh në histori. MAGA!” shkroi të hënën Trump në platformën e tij sociale, Truth Social,

Certifikimi përfundimtar konfirmon rezultatin preliminar se Trumpi i fitoi 312 vota elektorale, ndërsa Harrisi 226.

Republikanët kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin

Republikanët gjithashtu siguruan shumicën në Senatin amerikan dhe ruajtën shumicën e ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit, gjë që do t’i japë Trumpit mbështetjen partiake që i nevojitet për ta zbatuar agjendën e tij të planifikuar, duke përfshirë uljen e taksave dhe dëbimin e imigrantëve që jetojnë në mënyrë të paligjshme në vend.

Demokratët nuk tentuan të bllokonin certifikimin e fitores së Trumpit të hënën.

“Ne duhet ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për mbrojtjen e demokracisë amerikane”, tha Katherine Clark, demokratja numër 2 në Dhomën e Përfaqësuesve. “Si liderë të zgjedhur, besnikëria jonë duhet të jetë ndaj Kushtetutës, së pari dhe gjithmonë. Jemi këtu për ta respektuar vullnetin e popullit dhe sundimin e ligjit”.

Masat e sigurisë brenda dhe jashtë Kongresit u shtuan në përgatitje për certifikimin dhe pritet të mbeten në fuqi deri në betimin e Trumpit.

Hapësira përreth Kongresit u rrethua nga gardhe metalike, qindra metra larg ndërtesës, dhe hyrja lejohej vetëm përmes pikave të kontrollit të ruajtura nga oficerë policie.

Brenda ndërtesës, ekipe shtesë të policisë kontrollonin dokumentet e identitetit në pikat e hyrjes, përfshirë dyert dhe tunelet nëntokësore që çonin në dhomat e Dhomës dhe Senatit.

Trump ka thënë se synon t’i falë disa nga mbi 1.500 personat e akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e 6 janarit 2021 në Kongres, kur një turmë u përlesh me policinë, duke hyrë me forcë përmes dritareve dhe dyerve dhe duke thirrur, “Vareni Mike Pence”, duke iu referuar zëvendëspresidentit të atëhershëm të Trumpit, në një përpjekje të dështuar për të ndaluar Kongresin nga certifikimi i fitores së Bidenit.

Gjatë trazirave të 2021 në Kongres, protestuesit kaluan barrikadat e policisë, sulmuan rreth 140 oficerë dhe shkaktuan më shumë se 2.8 milionë dollarë dëme. Disa oficerë policie që u përleshën me protestuesit vdiqën javët që pasuan, disa prej tyre për shkak të vetëvrasjes.

Si rezultat i dhunës së asaj dite, Kongresi miratoi legjislacion në fund të vitit 2022 për të forcuar mbrojtjet ligjore dhe për të siguruar që procesi i certifikimit të administrohet në mënyrë të ligjshme.

Shumë nga këto ndryshime ishin përgjigje direkte ndaj veprimeve të Trumpit para dhe gjatë 6 janarit 2021. Për shembull, ligji i ri përcakton se roli i zëvendëspresidentit është kryesisht ceremonial./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

Elbasan Rashani rikthehet në Norvegji, i bashkohet Valerengas

Elbasan Rashani rikthehet në Norvegji, i bashkohet Valerengas

Këto ushqime dëmtojnë flokët

Këto ushqime dëmtojnë flokët

Mbrojtja e Kilajt kundërshton Prokurorinë: Nuk mund të ketë fajësi për një vepër të papërfunduar

Mbrojtja e Kilajt kundërshton Prokurorinë: Nuk mund të ketë fajësi për një vepër të papërfunduar

Arifi: Qeveria po i përdor shtesat si mjet për blerje votash

Arifi: Aleanca nuk bojkotoi Kuvendin, por lojërat e ndyta të VV-së

​Hoti: Procesi i konstituimit po zhvillohet jashtë çdo sjelljeje politike

​Hoti: Procesi i konstituimit po zhvillohet jashtë çdo sjelljeje politike

​Kuvendi i Prishtinës miraton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”, LVV kundërshton

​Kuvendi i Prishtinës miraton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”, LVV kundërshton

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Seanca e radhës në Kuvend vazhdon në orën 14:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën