TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konfiskohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Konfiskohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme me narkotikë, ndërsa gjatë aksionit janë konfiskuar afro 18 kilogramë substancë e dyshuar marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 17:30, kur hetuesit e Stacionit Policor në Kaçanik kanë tentuar të ndalojnë një automjet për kontroll. Drejtuesi i veturës nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe përkohësisht ka arritur t’i shmanget ndalimit.

Pas angazhimit të njësive të ndryshme policore, automjeti është lokalizuar dhe ndaluar. Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj kanë kontrolluar rrugën në të cilën dyshohej se kishte kaluar vetura dhe në një hapësirë me mbeturina kanë gjetur tre thasë të hedhur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas Policisë, ekziston dyshimi se substanca është hedhur nga personat që ndodheshin në automjetin që tentoi t’i shmangej kontrollit policor.

Pesha totale e substancës së konfiskuar është 17 kilogramë e 834.6 gramë. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe prova të tjera që lidhen me rastin.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar, F.K. (1961), shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe A.C. (2001), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./teve1.info/

Tags: arrestimKacanikkonfiskimnarkotikePolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara vetëm gjatë javës së fundit

299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara vetëm gjatë javës së fundit

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Aleanca paralajmëron konferencë për media nesër në Kuvend

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Emisioni “Ditari” 09.11.2026

Emisioni “Ditari” 09.11.2026

Haxhiu zhvillon takim koordinues me kryetarët e komisioneve parlamentare, diskutojnë prioritetet dhe sfidat

Haxhiu zhvillon takim koordinues me kryetarët e komisioneve parlamentare, diskutojnë prioritetet dhe sfidat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën