Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, është arrestuar të martën nga autoritetet serbe. Lajmin e ka konfirmuar për Tëvë1 nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla.
Qenaj, 52 vjeç, ka shërbyer në brigadën “138 Agim Ramadani” gjatë luftës në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ende nuk dihen arsyet zyrtare të arrestimit.









