Mbrojtësi Ibrahima Konate është i vendosur ti bashkohet Real Madridit dhe këtë ia ka bërë të ditur krerëve të Liverpoolit.
Konate ka refuzuar ofertën e Liverpoolit për rinovimin e kontratës deri në vitin 2030 për shkak se dëshiron të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
26-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm dhe te skuadra angleze shihet si një lojtar tejet i rëndësishëm për projektin dhe trajnerin Arne Slot.
Megjithatë, Konate ka mendjen te Real Madridi dhe në rast se nuk transferohet në këtë afat kalimtar, atëherë një lëvije te Real Madridi pritet të finalizohet vitin e ardhshëm.