TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Himni i Kosovës sot mbush 14 vjet

Këtë alarm të hënën e ngriti Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj thotë se pa këtë qarkore nuk mund të planifikohet buxheti për vitin e ardhshëm për komunën që ai drejton.

“Arsyeja pse ne jemi ankuar është se ne më 1 shtator duhet ta dorëzojmë në organin tonë më të lartë që është Asambleja Komunale. Ajo është me ligj e paraparë. Në qoftë se nuk e dorëzojmë me një shtator atëherë kemi performanca negative si komunë. Ne tash në momentin që e marrim qarkoren apo kornizën e dytë duhet të dalim në terren, i kemi dëgjimet publike me qytetarët dhe duhet ta përmbyllim”, deklaroi Muharremaj.

Krahas moslëshimit të qarkores buxhetore, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi thotë se komunën e tij po e penalizon fakti që nuk ka rishikim të buxhetit.

“Një çështje tjetër e cila do të paraqet vështirësi në shpenzimin e buxhetit është edhe rishikimi i buxhetit. Nuk e di nëse do të ketë sivjet rishikim nga ana e Ministrisë së Financave sepse ajo do të na kishte ndihmuar shumë që mjetet e mbetura prej projekteve t’i alokojmë për projekte të cilat i kemi planifiku dhe nuk kemi pas buxhet”, tha Idrizi.

Për gjendjen me buxhetet komunale që kanë mbetur pezull, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti.

“Tani, nëse Qeveria nuk e merr parasysh kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për ta lëshuar Qarkoren e dytë Buxhetore sa më parë para datës 1 shtator, në afatin e paraparë kur komunat duhet ta dorëzojnë buxhetin për miratim në Kuvendet e Komunave – ajo me qëllim po e zvarritë realizimin e shumë projekteve në interes të qytetarëve anekënd Kosovës, theksoi Krasniqi.

Ndërsa për mosrishikimin e buxhetit ka shkruar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili ka thënë se kjo do të ndikojë negativisht në ekonomi, punësim e të ardhura.

“Me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme”, tha Hoti.

Por të gjitha këtyre aludimeve gjatë ditës iu është përgjigjur ministri i Financave Hekuran Murati. Ai ka thënë se qarkorja e vitit 2023 nuk mund t’i bllokojë investimet për vitin 2022 teksa ka shtuar se ministria ka ndarë 654 milionë euro buxhet për komunat për vitin 2023.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​5 vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod ku humbën jetën 10 mërgimtarë

​5 vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod ku humbën jetën 10 mërgimtarë

​15 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri, ku u vra polici Enver Zymberi

​15 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri, ku u vra polici Enver Zymberi

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell dhe vranësira

Deputeti VV-së i përgjigjet Haradinajt për çështjen e presidentit: Nuk e di se si i shkon në mendje, Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme

Sezona e dasmave në Kosovë, ATK: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…

Sezona e dasmave në Kosovë, ATK: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk është lojë fëmijësh

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk është lojë fëmijësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën