TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Komunat me shumicë serbe, Hargreaves: Kosova ka marrë zotime, të dalë me propozime konkrete

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
​Komunat me shumicë serbe, Hargreaves: Kosova ka marrë zotime, të dalë me propozime konkrete

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe ai i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, në një intervistë ekskluzive për KosovaPres, kanë folur në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe vetëqeverisjen për komunat me shumicë serbe.

Ambasadori britanik tha se Kosova ka marrë zotime, veçanërisht në Bruksel dhe Ohër që lidhen me një formë kuptimplotë të vetëqeverisjes për komunat me shumicë serbe dhe se e rëndësishme është që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe të dalë me propozime konkrete.

“Siç e dini, Kosova ka marrë zotime, veçanërisht në Bruksel dhe Ohër, që lidhen me një formë kuptimplotë të vetëqeverisjes për komunat me shumicë serbe. Jam i sigurt se ka shumë mënyra për ta realizuar këtë. E rëndësishme është që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe të dalë me propozime konkrete. Nëse nuk i pëlqejnë propozimet e deritanishme, mund të paraqesë të tjera që përmbushin angazhimet që tashmë ka pranuar. Prandaj mendoj se ekziston mundësia që Kosova të ecë përpara në këtë drejtim. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse pa këtë do të jetë e vështirë që i gjithë procesi të vazhdojë. Kjo është gjithashtu një çështje që mund t’u japë besim miqve të Kosovës, të cilët e mbështesin përparimin e saj. Ne jemi miq të Kosovës dhe duam ta ndihmojmë të ecë përpara në këto procese. Përparimi drejt një forme asociacioni apo vetëqeverisjeje do të na jepte më shumë besim për ta mbështetur fuqishëm këtë proces”, tha Hargreaves për KosovaPress.

Kurse, ambasadori gjerman foli për rrezikimin e fondeve të Kosovës nga BE-ja në rast se nuk funksionalizohet kuvendi.

“Në fund të këtij muaji, Kosova rrezikon të humbasë fonde nga Bashkimi Evropian, sepse disa objektiva dhe kritere të dakorduara nuk mund të përmbushen. Ato nuk mund të realizohen pa funksionimin e Kuvendit. Nëse kjo ndodh, po flasim për vetëm dy javë nga tani, Kosova mund të humbasë shuma të konsiderueshme financiare. Por kjo është gjithashtu një sinjal për mënyrën se si po funksionon bashkëpunimi. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me aplikimin për anëtarësim në BE, as me dialogun me Beogradin. Kjo është punë që mund të bëhet këtu, në Kosovë”, tha Rudolph për KosovaPress.

Tags: Jonathan Hargreaves.KosovaSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nënshkruhen dy marrëveshje për forcimin e sigurisë së aviacionit

Nënshkruhen dy marrëveshje për forcimin e sigurisë së aviacionit

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Tre të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në rrugën Gjakovë – Prizren

Maqedonci pas takimit me homologun shqiptar: Diskutuam bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes

Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi për përballimin e zjarreve

Gërvalla: Afati për konstituimin e Kuvendit është deri më 6 shtator

​Gërvalla: Shpresoj që LDK-ja të kontribuoj për një president konsensual

Nënshkruhen dy marrëveshje për forcimin e sigurisë së aviacionit

Nënshkruhen dy marrëveshje për forcimin e sigurisë së aviacionit

Trajneri i famshëm Felix Magath, takohet me Agim Ademin e FFK-së

Trajneri i famshëm Felix Magath, takohet me Agim Ademin e FFK-së

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Tre të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në rrugën Gjakovë – Prizren

Muja mbetet në Belgjikë, Saint-Truidense e blen përfundimisht kartonin e tij

Muja mbetet në Belgjikë, Saint-Truidense e blen përfundimisht kartonin e tij

Maqedonci pas takimit me homologun shqiptar: Diskutuam bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes

Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi për përballimin e zjarreve

Liridon Fetahaj lë Lirinë, rikthehet te Suhareka

Liridon Fetahaj lë Lirinë, rikthehet te Suhareka

Gërvalla: Afati për konstituimin e Kuvendit është deri më 6 shtator

​Gërvalla: Shpresoj që LDK-ja të kontribuoj për një president konsensual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën