Kjo padi do të bëhet për shkak të moszbatimit të Kontratës Kolektive nga Qeveria e Kosoës e nënshkruar me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Në drafr padinë e siguruar nga teve1.info, përmendet se Qeveria nuk zbatuar Kontratën Kolektive, të nënshkruar fillimisht në vitin 2017 e më pastaj edhe në vitin 2021.
Sipas draft padisë Qeveria nuk ka paraparë pagesën për shujtat ditore, pagesën jubilare, kompensimi mbi bazën e kualifikimit as për vitin 2022.
“Rrjedhimisht, pamundësia financiare e komunës për të përmbushur detyrimet financiare që rrjedhin nga kontrata kolektive të cilën e ka nënshkruar e paditura, ka bërë që pothuajse të gjithë punëtorët e këtij sektori, në pamundësi që ti realizojnë benficionet që i parashohin dhe njohin kontratat kolektive, të ndjekin rrugët ligjore të mbrojtjes gjyqësore për realizimin e të drejtave të tyre, gjë që e ka rënduar edhe më shumë gjendjen financiare të paditësit sepse nga përmbarimet e dhunshme janë marrë mjete financiare në kategori të ndryshme e sidomos në kodet buxhetore që prekin zhvillimin e komunës, duke shkaktuar vonesa në realizmin e projekteve dhe duke shkaktuar dëme të pa riparueshme për paditësin”, thuhet në pikën 11 të arsyetimit të padisë.
Në draft padinë për Ministrinë e Arsimit thuhet se është në detyrim i saj të zbatojë kontratën e nënshkruar pasi komunat nga të hyrat vetanake nuk mund të mbulojë këto shpenzime.
“Andaj mbetet detyrim i të paditurës që ta mbuloj edhe me mjete financiare nga Buxheti i Kosovës për zbatimin e kontratave kolektive sepse nga të hyrat vetanake që realizon paditësja nuk mund të mbulohen as shpenzimet komunale dhe grantet qeveritare të cilat ofrohen për komunën por janë të destinuara për projekte dhe shpenzime tjera konkrete, ndërsa paditësja prej lidhjes së kontratave kolektive të arsimit vetëm ka marrë përgjegjësi për zbatim ndërsa nuk ka pranuar asnjë lloj granti shtesë për zbatimin e tyre por se realizimi i tyre është bërë në bazë të përmbarimit të dhunshëm me çka ka dëmtuar rëndë buxhetin e paditëses dhe ka shkatuar çrregullime serioze në buxhetin komunal duke i ndal projektet e parashikuara dhe me këtë rast duke e ndal edhe zhvillimin ekonomik të paditëses”, thuhet ndër të tjera në draft padi.
Komunat kërkojnë nga Gjykata Themelore e Prishtinës që padia e tyre të aprovohet dhe Qeveria të detyrohet të paguajë vlerën financiare të kërkuar nga eksperti i komunës.








