TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Komunat e VV-së kundër AKK-së që ngriti padi ndaj MAShTI-t e MSh-së

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Komunat e VV-së kundër AKK-së që ngriti padi ndaj MAShTI-t e MSh-së

Sipas tyre Asociacioni i Komunave të Kosovës është bërë vegël politike antiqeveritare.

Në këtë konferencë morën pjesë kryetari i komunës së Podujevës ku edhe u mbajt ky deklarim publik, Shpejtim Bulliqi, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ai i Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se kjo padi nuk është bërë në kohë dhe as karshi adresave të duhura.

Sipas tij padia do të duhej të ngritej ndaj atyre që e kanë nënshkruar këtë padi në qeveritë e kaluara.

“Ne si kryetar komunash nuk jemi palë në këtë padi sepse mendojmë se kjo padi do të kishte kuptimin po të bëhej në kohën e duhur dhe në adresat e duhura, që do të duhej të ishte drejtuar ndaj atyre ministrave që kanë nënshkruar dhe asnjëherë nuk kanë ndjekur rrugën ligjore për zbatimin e kësaj kontrate kolektive. Andaj mendojmë që inicimi i kësaj padie nga ana e Asociacionit të Komunave të Kosovës edhe njëherë dëshmon se ky Asociacion fatkeqësisht është kthyer në një vegël politike antiqeveritare dhe larg misionit të saj që ta përmbush qëllimin komunave dhe qytetarëve. Ne si kryetar të komunave jemi shumë të interesuar që të gjendet zgjidhja e këtij problemi të kahmotshëm i cili prek drejtpërdrejtë punëtorët e sektorit publik, por jo të keqpërdorët nga një Asociacion politik që shtynë përpara agjenda ditore politike antiqeveritare dhe të cilat nuk e kanë fare fokus zgjidhjen e këtij problemi”, tha ai.

I pari i Podujevës u shpreh se vazhdimisht i kanë shprehur pakënaqësitë që kanë karshi Asociacionit të Komunave të Kosovës lidhur me menaxhimin dhe mospunën e këtij Asociacioni.

Bulliqi tha se nuk është qeveria Kurti ajo e cila i ka nënshkruar këto kontrata kolektive, prandaj konsiderojmë se AKK nuk po mbron interesin e komunave por politikat ditore.

“Në kohën e nënshkrimit të këtyre kontratave në Asociacionin kanë qenë po këta njerëz që menaxhojnë dhe udhëheqin me ta dhe ju e dini shumë mirë që asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin për me mund me zgjidh këtë problem. Prandaj, ne si kryetar komunash mendojmë se krejt kjo çka është duke u bërë nga ana e këtij Asociacioni me qëllim që të krijohet edhe më tepër pakënaqësi lidhur me mos zbatimin e kontratës kolektive. Gjithsesi jemi duke punuar shumë në bashkëpunim edhe me qeverinë që ky problem i kamotshëm të zgjidhet për të gjithë shërbyesit civil të Kosovës… ne edhe më herët kemi vërejtur që ky Asociacion më nuk e ka interesin e komunave për ta mbrojtur por e ka interesin e politikës ditore që të përmbush agjendat që ia ka vënë vetit përpara”, u shpreh kryetari i Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u shpreh se jo vetëm ne si komuna që udhëhiqen nga LVV, por pak a shumë në të gjitha komunat janë duke u realizuar këto kërkesa të sektorit publik. Sipas tij duhet të ketë një zgjidhje por jo politike.

“Sigurisht që si komuna jemi të dëmtuara sepse një sasi e madhe e buxhetit tonë është kah shkon përmes proceseve të ndryshme gjyqësore dhe sigurisht që jo vetëm ne si komuna por pak a shumë në të gjitha komunat janë duke u realizuar këto kërkesa të sektorit publik. Unë besoj që kjo duhet të ketë një zgjidhje por zgjidhja nuk duhet të jetë politike, çfarë po pretendohet ta bëjnë sepse edhe AKK e di që kjo kontratë është nënshkruar pa bazë ligjore sepse ministritë përkatëse nuk kanë ndjekur bazën ligjore për ta vënë në funksion dhe në shërbim të punëtorëve publik”, tha ai.

Lidhur me deklarimin e ish kryeministrit, Avdullah Hoti se projekte po përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Bulliqi tha se kjo nuk qëndron dhe se Qeveria Kurti po mbështet të gjitha komunat pavarësisht orientimit politik.

“Diçka e tillë nuk qëndron sigurisht që zoti Hoti ka vepruar në këtë mënyrë në punën e qeverisjes së tij sipas të gjitha gjasave dhe tash mbetet në mendjen e tyre qe diçka e tillë po ndodh për arsye se qeveria Kurti është duke i trajtuar barabartë të gjitha komunat pavarësisht orientimit politik”, u shpreh ai.

E paraditen e sotme 26 komuna të Kosovës të udhëhequra nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë ngritur padi kundër MASHTI-it dhe MSh-së lidhur me zbatimin e kontratës kolektive. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokracinë

Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik

Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së ndaj Serbisë për t’i tërheqë trupat ushtarake rrotull kufirit

Osmani: Qytetarët më bindën për rikthim në listën e LDK-së

Rinesa Lashes dhe Ermira prekin Hollywood-in me qerpikët e Cardi B

Rinesa Lashes dhe Ermira prekin Hollywood-in me qerpikët e Cardi B

Kryetari i Zubin Potokut kundër shtetit ku ushtron funksionin – merr pjesë në organizim për çnjohjen e Kosovës

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

Drita e mbron titullin e kampiones së Kosovës në futboll

Bastisje në Burgun e Dubravës, ShKK: Nuk u gjet asgjë e kundërligjshme

Bastisje në Burgun e Dubravës, ShKK: Nuk u gjet asgjë e kundërligjshme

​Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

​Palatova: Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën