TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komuna e Zveçanit e largoi nga puna, Vedat Musa: Vendim qesharak

Deri ditë më parë, Vedat Musa punonte si asistent administrativ në komunën e Zveçanit. Por tani, me një vendim të kryetarit serb, Dragisha Miloviq, atij i është shkëputur kontrata e punës. Këtë vendim, Musa e sheh të kundërligjshëm dhe qesharak, derisa thotë se do të dorëzojë edhe ankesë.

by Venhar Isufi
1 muaj ago
5 0
A A

Ishte në vendin e punës, kur i erdhi vendimi.

Tri ditë më parë, Vedat Musës iu kumtua lajmi se i është shkëputur kontrata e punës si asistent administrativ në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Zveçanit.
Në vendimin e marrë theksohet se Musa ishte në punë provuese, dhe kontrata e nisur më 10 korrik të vitit 2025 mbaron më 10 janar 2026.

Në të thuhet se me planin e personelit për vitin 2026 janë planifikuar punësime të kuadrit prodesional dhe nivelit të lartë udhëheqës në të gjithë pozitat nëpër drejtori, andaj siç theksohet aty, në pajtim me këtë, buxheti i komunës së Zveçanit nuk ka mjete të mjaftueshme edhe për asistent administrativ.

Mirëpo me këtë vendim nuk po pajtohet Musa.

Ai thotë se kryetari i Komunës, Dragisha Miloviq nuk i ka dhënë asnjë përgjigje.

“Nuk më ka dhënë asnjë përgjigje, në momentin që nuk më ka dhënë asnjë përgjigje, ligjërisht e dimë se brenda tre ditëve nëse kryetari nuk merr vendim, ajo hyn në fuqi, akt emërimi. Dhe dje, pak para përfundimit të punës, rreth orës 15:30 më ka ftuar një koleg i imi tha vendimin ta kanë dhënë shkarkim, ndërprerje e pozitës së punës. Me shiku vendimin është qesharak”, thotw Musa.

Për këtë ai thotë se do të dorëzojë ankesë, me ç’rast beson se do ketë përgjigje pozitive.

“Këta luftën e kanë nisur por ne betejën kemi me fitu, se shyqyr e kemi shtetin tonë i kemi vendet ku mund të ankohemi dhe besoj dhe shpresoj se nuk do të zhgënjehemi se jemi duke kërkuar vetëm të drejtën tonë, kurgjo më shumë”, shprehet punëtori i larguar nga puna.

Në përkrahje Musës i doli edhe asamblisti nga radhët e PDK-së në këtë komunë, Ilir Peci, njëherësh edhe ish-kryetar i saj.

Ai vlerëson se vendimi i marrë ndaj Musëës është i kundërligjshëm, teksa thotë se për këtë çështje, zhvilloi këtë të enjte edhe një takim me Miloviq.

“Patëm takim me kryetarin, do të thotë me këta dy zyrtarë edhe unë, biseduam dhe unë i tregova se është në kundërshtim me faktin me Ligjin të cilat i ka marrë këto vendime, tash do ta shohim a do t’i tërheq këto vendime. Ka të drejtë ligjërisht me i tërheq këto vendime edhe me i vazhdu akt emërimet. Përndryshe unë si ish-kryetar dhe tani asamblist i vetëm shqiptar, bashkë me këta dy zyrtarë do t’i ndjekim rrugët ligjore”, shprehet Peci.

Se largime pune ka pasur edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut, e konfirmoi për tëvë1 asamblistja nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

“Në Mitrovicën e Veriut nuk kemi parë ende ndonjë tendencë zyrtare të cilët janë administrativë të punësuar, por që janë shkarkuar shefat e departamenteve të ndryshme pa asnjë vendim të mirëfilltë apo pa asnjë arsyeje e cila i liron këta nga detyra. Unë e di që këta punëtorë të cilët janë larguar nga detyrat e tyre, do të ankohen në Gjykatat përkatëse”, thotw ajo.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga kryetarët aktual në dy komunat veriore të vendit, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm gjatë ditës.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën