TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Komuna e Suharekës synon zgjerimin rrugës “Skënderbeu”, banorët kundër

nga Albiona Hajdari
22 Tetor, 2023
0
A A
Komuna e Suharekës synon zgjerimin rrugës “Skënderbeu”, banorët kundër

Tash e 15 vjet, Bardhyl Shala operon me biznesin e tij në rrugën ‘’Skënderbeu’’ në Suharekë.

Kjo rrugë magjistrale, me projektin e ri komunal, pritet të zgjerohet në katër trase.

Kështu, hapësirën para objektit që Shala e shfrytëzon për të vendosur mjetet për shitje, duket që së shpejti nuk do të mund ta përdorë.

“Nëse vazhdon ky projekt siç po mendon kryetari aktual, edhe ne nuk do të kemi të ardhura. Unë në këtë moshë nuk mund të dal në kurbet, unë jam vet i treti anëtar i familjes dhe mua në mënyrë automatike po më mbyllet biznesi dhe nuk kam kah të bëj zgjidhje”, thotë ai.

Sikur Shala, në këtë rrugë operojnë mbi 40 kompani të ndryshme.

“Dmth diku 47 biznese po i mbyllë. Edhe kjo rrugë 801 metër, kërku në Evropë nuk ka me u ba autoban sipas Bali Muharremajt, që po don me ba zgjerimin e rrugës. Na jemi për kanalizim, por jo zgjerim të rrugës”, shprehet Shala.

Ndërsa sipas përfaqësuesit të lagjes, Faton Shala, ky projekt do t’i dëmtojë edhe pronat familjare.

Ata madje kanë nënshkruar një peticion kundër zgjerimit të rrugës, të cilin e kanë dorëzuar në komunë të Suharekës dhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Shumica e ndërtimeve këtu janë para viteve 90-ta dhe shumica e banorëve nuk i kanë kushtu rëndësi vijës kadastrale ku i takon komunës dhe ku banorëve, t’u i pasë parasysh edhe kushtet ekonomike qysh i kanë pasë ata. Të gjithë banorët e lagjes jemi të pajtimit me ba një protestë nëse kërkesat tona dhe peticioni jonë nuk vlen”, shprehet përfaqësuesi i lagjes.

Kurse Ministria e Infrastrukturës, duke kërkuar anulimin e zgjerimit të rrugës thotë që është e gatshme të diskutoj për këtë projekt me Komunën.

“Duke pas parasysh se rruga në fjalë është rruga rajonale RI 17 Suharekë-Rahovec dhe nuk ka ndonjë proces të iniciuar për ndryshim të statusit të kësaj rruge/segmenti rrugor, kërkojmë anulimin e procesit të zgjerimit të këtij segmenti rrugor”, thuhet nga ministria për Tëvë 1.

E gjithë kjo po shihet me shqetësim nga opozita në Suharekë.

“Ministria ua ka kthy letrën ku rekomandon se ky projekt nuk duhet të implementohet për faktin se është rrugë magjistrale pra është kompetencë e ministrisë dhe jo e komunës. Komuna nuk e ka përfillë këtë njoftim nga ministria, nuk i ka përfillë edhe banorët dhe ka vazhdu me procedurat”, thotë Urim Suka nga LDK.

Kurse të gjeturat e Organizatës ‘’INPO’’ theksojnë se kosto e projektit të komunës së Suharekës është shumë e lartë.

“Komuna ka paguar shuma më të larta se sa është çmimi i tregut. Pra ka paguar diku 45 mijë herë, 45 mijë përqind më shtrenjtë se sa që duhet. Pra nga vlera e tregut 80 cent deri në një euro, ka paguar 450 euro. Ne dyshojmë që ky çmim është manipuluar shkaku që ata duke e ditur se do të ndërprehen punët, me shënimin e trasesë do të kryhen disa pagesa. Në disa pjesë të tjera të paramasës shënimin e trasesë mund ta gjesh me 80 cent, por edhe me 10 cent. Ndërsa këtu e kemi çmimin 450 euro për metër katror. Kemi kërkuar, nuk kemi marrë përgjigje, punimet janë duke vazhduar”, ka thënë Valmir Ilazi nga kjo organizatë.

Të gjitha këto i mohon i pari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Sipas kryetarit të komunës, projekti nuk ka shkelje ligjore.

“Çdo send është sipas ligjeve që janë në fuqi dhe sipas zyrës së prokurimit, kjo lëndë është stërzgjatë ka mbi një vit e gjysmë, dy herë ka qenë në OSHP, është kthy, është zgjedhë fituesi dhe presim shumë shpejt me fillu punimet. Ne nuk i prekim pronat private për asnjë milimetër. Por unë apeloj në mënyrë publike që së paku ne kemi çu vendimet me i liru pronat komunale. Ne e kemi për obligim me zbatu ligjin, kaq”, ka thënë Muharremi për Tëvë 1

Projekti komunal përfshin kanalizimin, impianturën për ujërat atmosferik dhe fekal, zgjerimin e rrugës ‘’Skënderbeu’’ në katër trase, me hapësirë të gjelbër në mes dhe me shtigje për biçikleta.

E vlera e dhënë për ritenderimin për ndërtimin dhe rregullimin e kolektorit në këtë rrugë është afër 930 mijë euro.

Tags: Suharekëzgjerimi i rruges
ShareTweet

Postime të ngjashme

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Kusari-Lila: S’ka pas dhe nuk do të ketë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në

Kusari-Lila: S’ka pas dhe nuk do të ketë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në

Krasniqi: Me këtë qasje do të jemi pa institucione për një kohë të gjatë

Krasniqi: Me këtë qasje do të jemi pa institucione për një kohë të gjatë

Dështon përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Papa Leo XIV shpalos vizionin e papatit të tij

Papa Leo XIV shpalos vizionin e papatit të tij

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Kusari-Lila: S’ka pas dhe nuk do të ketë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në

Kusari-Lila: S’ka pas dhe nuk do të ketë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në

Voton kryeministri i Shqipërisë: Sot është fjala e popullit

Voton kryeministri i Shqipërisë: Sot është fjala e popullit

Putin propozon bisedime direkte me Ukrainën në Stamboll

Putin propozon bisedime direkte me Ukrainën në Stamboll

Krasniqi: Me këtë qasje do të jemi pa institucione për një kohë të gjatë

Krasniqi: Me këtë qasje do të jemi pa institucione për një kohë të gjatë

Voton Berisha: Do kemi një Ditë të dytë Vere

Voton Berisha: Do kemi një Ditë të dytë Vere

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X