TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Komuna e Prishtinës kundër rikthimit të autobusëve të Podujevës te Xhamia e Llapit

nga teve1
3 orë më parë
1
A A
Komuna e Prishtinës kundër rikthimit të autobusëve të Podujevës te Xhamia e Llapit

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë-Podujevë, të dielën njoftoi se nga e hëna kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, siç ka qenë më parë.

Përmes një deklarate për media, ndaj këtij vendimi ka reaguar Komuna e Prishtinës, duke e quajtur shkelje të rregullave komunale dhe marrëveshjes së ndërsjellë.

Reklamë

“Raportimet e fundit që tregojnë se disa operatorë nga Podujeva synojnë të anashkalojnë Stacionin e Autobusëve të Prishtinës dhe të ndalojnë në Xhaminë e Llapit janë shqetësuese dhe përbëjnë shkelje të qartë të rregullave komunale dhe marrëveshjes së ndërsjellë. Kjo marrëveshje nuk ka qenë njëanshme, por është arritur si rezultat i një procesi të gjerë shumëpalësh, ku kanë qenë të përfshira: Komuna e Prishtinës, Komuna e Podujevës, Ministria e Planifikimit të Mjedisit dhe Hapësinor, si dhe Shoqata e Operatorëve të Transportit”, thuhet në komunikatë.

Komuna ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe administrative të nevojshme ndaj këtij vendimi siç thuhet të palejuar.

“Theksojmë se veprime të tilla nuk do të lejohen. Komuna do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe administrative të nevojshme për të siguruar që të gjithë autobusët ndërurbanë, pa përjashtim, të ndalojnë në Stacionin zyrtar të Autobusëve në Prishtinë për marrjen dhe lëshimin e udhëtarëve”, theksohet në komunikatë.

Sipas Komunës, ndalimet e paautorizuara brenda qendrës së qytetit paraqesin rrezik për sigurinë në trafik, rendin publik dhe planifikimin urban të transportit.

“Ndalimet e paautorizuara brenda qendrës së qytetit paraqesin rrezik për sigurinë në trafik, rendin publik dhe planifikimin urban të transportit. Po ashtu, rikujtojmë se qendra e Prishtinës nuk mund të akomodojë transport ndërurban, për shkak të dinamikave të zhvillimit të qytetit, rritjes së fluksit të mjeteve dhe nevojës për menaxhim të qëndrueshëm të hapësirës publike. Në këtë drejtim, theksojmë se MPMH duhet të rishikojë dhe revokojë të gjitha licencat e operatorëve që nuk respektojnë itinerarin dhe pikën fillestare të nisjes, e cila është dhe mbetet Stacioni i Autobusëve i Prishtinës. Mosrespektimi i këtij detyrimi e bën të pavlefshme licencën për operim”, thuhet në komunikatë.

Nga e hëna, kthimi për në Podujevë bëhet sërish nga Xhamia e Llapit

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS: Nga nesër nisin shkyçjet e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji

 90 për qind e bizneseve janë shkyçur nga rrjeti elektrik

Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Fazli Greiçevci

Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Fazli Greiçevci

Kolonat në Merdare lënë bashkatdhetarët në pritje me orë të tëra

Kolonat në Merdare lënë bashkatdhetarët në pritje me orë të tëra

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy të mitur për grabitje në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X