TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Prishtinës: Arsimi prioritet strategjik për zhvillimin e kryeqytetit

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Komuna e Prishtinës: Arsimi prioritet strategjik për zhvillimin e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës arsimin e konsideron si një nga prioritetet kryesore të zhvillimit, duke e konsideruar atë investim strategjik për të ardhmen dhe jo thjesht shpenzim buxhetor.

Kjo u theksua në aktivitetin “Arsimi në 10 vitet e ardhshme në Kryeqytet”, të organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se si komunë në mënyrë serioze e trajtojnë arsimin dhe tashmë kanë bërë investime në këtë drejtim.

“Si kryeqytet ne normal që e shohim arsimin si një investim strategjik në kryeqytet, sepse vetë arsimi ndërlidhet me të gjitha sferat e tjera, pra impakti kryesor në sferat e ndryshme në kryeqytet, në shoqërinë tonë, si në ekonomi, në aspektin social, në kulturë, në art, në teknologji, pra, të gjitha këto mbështeten mbi cilësinë e arsimit të cilin ne e ofrojmë, pra aftësitë të cilat ne i mundësojmë edhe i krijojmë në brezat e ri në kryeqytet. Edhe, si e tillë, ne arsimin nuk e shohim si një shpenzim buxhetor, po arsimi është faktikisht një investim në infrastrukturën e të ardhmes të shoqërisë sonë. Ë, e dini që në mandatin e parë, pra këto katër vitet e para, ne kemi dëshmuar që e trajtojmë arsimin në mënyrën më serioze të mundur dhe kemi investuar shumë duke filluar dhe me mësimin tërë ditor, kemi filluar me pesë shkolla, kemi vazhduar me 12 shkolla. Mirëpo kemi pasur edhe investime të tjera si digjitalizimi. Sot secila klasë, secili nxënës ka qasje në kurrikulën digjitale. Po ashtu edhe panelet e mençme, apo Smart, screens, Smart panels, në më shumë se 600 klasë. Po ashtu edhe ndërtimi dhe renovimi i një numër të madh të shkollave, thashë edhe ndërtimi i shkollave të reja, 10 shkollave të reja. Po ashtu edhe dyfishimi i kapaciteteve të edukimit të hershëm”, tha ai.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini tha se situata sa i përket infrastrukturës është mjaftë e mirë.

“Sigurisht ka ende shumë punë për t’u bërë, mirëpo përgjithësisht situata sa i përket infrastrukturës është mjaft e mirë, sa i përket pajisjes në digjitalizim dhe teknologji në përgjithësi, është dukshëm më e mirë ndoshta se në secilën komunë tjetër nëse e marrim për krahasim. Mirëpo asnjëra nga këto dy aspekte të infrastrukturës nuk na lë neve komod duke konsideruar që e kemi përmbyllur si mision apo si proces. Kemi ende shumë punë që këto 600 klasa që i përmendi kryetari t’i çojmë në 1000 dhe të rrumbullakësojmë përfundimisht pajisjen me tabela digjitale në të gjitha klasat e kryeqytetit. Një prej sfidave ndoshta më evidente që ende kemi sidomos në zonën urbane është ngarkesa në disa shkolla të caktuara të zonës urbane që kërkon investime ose kërkon finalizim të këtyre 10 shkollave që i përmendi kryetari për të përfunduar ose për të stabilizuar përfundimisht edhe hapësirat shkollore, gjë që mundëson pastaj të realizojmë shtrirjen e plotë të mësimit gjithëditor edhe në zonën urbane, që mbetet më sfiduese sesa ajo në, në zona rurale”, tha ai.

Kryetari i Këshillit të Prindërve në Prishtinë, Nexhmi Hoxha tha se në komunën e Prishtinës është rritur bashkëpunimi prindër- dhe shkollë.

“Si Këshill i Prindërve në nivel të Prishtinës e kemi parë që në Prishtinë është në rritje e sipër bashkëpunimi, është edhe roli i prindërve nëpër shkolla, edhe në vendimmarrje. Si Këshill i Prindërve, por edhe Këshill Drejtues, meqenëse ministria dhe ligjet e aplikueshme të cilat janë sot në Kosovë, janë pak në kundërthënie te Këshilli i Prindërve dhe Këshilli Drejtues, roli i Këshillit të Prindërve dhe roli i Këshillit Drejtues, cili është ai, a është vendimmarrës apo është vetëm këshillues, apo është vetëm miratues i vendimeve. Nganjëherë edhe ne si prindër po i keqkuptojmë rolin tonë edhe po i ndërhyjmë në kompetenca drejtorëve, që nuk është në rregull ne si prindër me i ndërhyrë në kompetencat e drejtorëve. Mirëpo mendoj që edhe besoj edhe di që në Prishtinë ka një bashkëpunim jashtëzakonisht të madh dhe të mirë mes stafit menaxherial dhe prindërve. Mirëpo kërkojmë më shumë normalisht me e pas bashkëpunim më shumë, një raportim më të madh”, tha ai./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Emisioni “Ditari” 13.04.2026

Emisioni “Ditari” 13.04.2026

U kthyen në Tokë pas disa ditësh në hapësirë, çfarë ndodh tani me astronautët e Artemis II?

U kthyen në Tokë pas disa ditësh në hapësirë, çfarë ndodh tani me astronautët e Artemis II?

Trump kërcënon se anijet luftarake iraniane do të shkatërrohen nëse afrohen pranë bllokadës

Trump kërcënon se anijet luftarake iraniane do të shkatërrohen nëse afrohen pranë bllokadës

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën