TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Mitrovicës së Veriut gjen shkelje milionëshe të cilat i ka bërë Lista Serbe

Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq në një intervistë për Tëvë1, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit, nuk i pengon aspak komunës sepse kjo do t’i ndihmonte bashkimit me komunën jugore të Mitrovicës. Sipas Atiq, tashmë ky vendim i takon ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. I pari i komunës veriore të Mitrovicës tha se tashmë kanë iniciuar lëndë në prokurori për shkeljet që janë gjetur gjatë qeverisjes së Listës Serbe, duke u nisur nga tenderët që i janë dhënë bashkëpunëtorëve të Millan Radojiciq, për të shtruar rrugë në këtë komunë e që nuk ka ndodhur.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Komuna e Mitrovicës së Veriut gjen shkelje milionëshe të cilat i ka bërë Lista Serbe

I ndanë vetëm materiali i betonizuar që është vendosur në vitin 2011.

Ura e Ibrit e cila i ndanë qytetarët jugor nga ata veriorë, është bërë temë aktuale pasi institucionet e Kosovës po bëjnë thirrje për hapjen e saj, që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Ngjashëm mendon kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës, Erden Atiq, i cili për Tëvë1 thotë se është i gatshëm të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e urës.

Por kërkesat e BE-së janë për koordinimin e vendimit e që sipas Atiq, këtë nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët asnjëherë atij në takim.

“ Sa i përket urës së Ibrit, e pat marrë shumicën e votave në Asamblenë komunale të komunës së veriut të Mitrovicës, tash përgjegjësia është në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Neve si komunë nuk është se na sjellë telashe për arsyeje se është një rrugë kyçe me komunën tjetër asaj të jugut. Me takimet që unë i kam pas si kryetar komune, asnjëherë nuk është diskutuar ura e ibrit”, ka deklaruar ai.

Ditëve të fundit në këtë komunë të banuar kryesisht me serb, ka filluar edhe largimi i objekteve të cilat kanë uzurpuar pronën publike. Sipas të parit të kësaj komune, të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen.

“Ka hy në fuqi rregullorja e re komunale, e cila e përcakton shfrytëzim e hapësirave publike, tarifat e metrit katror e tjera. Dhe kemi filluar menjëherë me aplikim e kësaj mase, si dhe rrënimin e objekteve afariste të cilët e kanë shfrytëzuar, e kanë uzurpuar pronën publike ose e kanë ndërtua pa leje edhe gradualisht jemi duke i liruar këto hapësira”

Më 24 shtator në Banjskë, ish nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, kreu sulm paraushtarak në Zveçan, e për këtë Listës Serbe tashmë i ka rënë ndikimi në veri.

“ Sa i përket Listës Serbe, u dëshmua, nënkryetari i tyre organizoi sulm terrorist ku u vra dëshmori i fundit të Republikës së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku, tash kjo e tregon natyrën e një entiteti e cila është gjithçka përveç, subjekt politik. E ka humbur ndikimin”,

Komuna veriore e udhëhequr tashmë nga shqiptarët, ka deponuar në prokurori dëshmi për keqpërdorim të parasë publike dhe dhënien e tenderëve të bashkëpunëtorëve të Millan Radojçiq, për çka edhe kanë nisur hetimet.

“ Ditët edhe muajt në vazhdim kanë me vazhdua denoncimet nga ana jonë, ka pas keqpërdorime të mëdha milionëshe. Duke filluar nga punësimet, nepotizëm, keqpërdorim të parasë publike, shpallje të tenderëve 3-4 herë, buxhet për rrugët që nuk janë shtruar, tenderë po po”.

Më 19 maj 2023, Erden Atiq mori detyrën si kryetar legjitim i kësaj komune, ndonëse kishte një dalje të vogël të qytetarëve për të votuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti takohet pasdite me ambasadorin e BE-së, pritet t’i dorëzohet Raporti për Kosovën

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

Real Madridi e Liverpooli sfidohen nga AEK e Fenerbahçe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën