TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komuna e Klinës nuk lejon mësimdhënësit që të pushojnë pa pagesë

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Klinës ka vendosur që të mos lejojë mësimdhënësit të marrin pushim pa pagesë. Kjo pas rritjes së kërkesave për pushim pas liberalizimit të vizave.

by Doresa Geci
10 muaj ago
5 0
A A

Ky email iu dërgua drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme nga Drejtoria e Arsimit në Komunën  e Klinës.

Përmes kësaj shkrese  krerët e këtyre institucioneve u njoftuan se punëtorët e sistemit arsimor në këtë komunë nuk mund të marrin pushim pa pagesë.

Krejt kjo sipas drejtorit të arsimit në Klinë, Qemajl Sejdijaj u bë pas kërkesave që erdhën nga mësimdhënësit për pushim 1 vjeçar me heqjen e vizave.

“Drejtoria e Arsimit e ka pasur për qellim për shkak se vit pas viti prej liberalizimit të vizave kemi vazhdueshëm kërkesa prej mësimdhënësve që kërkojnë pushim pa pagesë ka një vit. Kështu që kjo po na shkakton neve probleme deri të humbja e orëve të shumta edhe e kemi parë që trend që po keqpërdorët. Për shembull kur përfundojnë një vjet po kthehen prapë edhe po kemi pengesa të vazhdueshme veç ligji e thotë, ligji i punës neni 40, pika 1 nëse nuk gaboi, që ajo varet direkt nga menaxheri në këtë rast prej drejtorit të drejtorisë së arsimit”, ka deklaruar ai.

Por sipas drejtorit të shkollës fillore të mesme të ulët “Ismet Rraci” në Klinë, Blerim Kelmendi,  këtë pushim mund ta shfrytëzoj një kategori e punëtorëve.

“Pushimin pa pagesë për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore ajo gjithsesi që e ka shfrytëzohet është edhe rasti tek ne, punëtori ndihmës Mentor Gashi e ka shfrytëzuar pushimin pa pagesë njëvjeçar. Kemi pasur dy raste kur kemi pasur bashkim familjar ata e kanë shfrytëzuar këtë pushim, ku ne jemi demtuar deri tek zëvendësimi pasi kuota është e nxënë”.

E mësimdhënësja e kësaj shkolle, Bora Marlekaj e quan të padrejtë mohimin e këtij pushimi në çfarëdo kategorie.

“Për mendimin tim është  e padrejtë pasi secili ka nevojat e ndryshme për disa që marrin pushim me pagesë pse mos të jetë edhe kjo pa pagesë ka drejtë që të pushoj që të qetësohet ndoshta nga angazhimet”, ka deklaruar ajo.

Në lidhje me këtë shkresë  ka reaguar opozita në Klinë.

Naim Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës thotë që kërkesa në fjalë është e kundërligjshme.

“Shkresa e bërë nga DKA e dërguar drejtorëve të shkollave është në kundërshtim me nenin 40 të ligjit të punës  pasi neni 40 pika një e sqaron që punëtorët në rast të veçanta kanë të drejtë të pushimin pa pagesë, në shkresën e DKA është potencuar se të gjithë punëtoret në arsim, mësimdhënësit, punëtorët, stafi ndihmës, drejtoret, sekretaret nuk kanë të drejt të marrin pushim pa pagesë prandaj kjo është në kundërshtim me ligjin e punës”, tha ai.

Në komunën e Klinës nga liberalizimi i vizave 12 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Krijohet formulari për heqje dorë vullnetarisht nga shtesat prej 100 euro

Ekzekutohet pagesa e shtesës për fëmijët dhe pensionistët

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

PACE: Zgjedhjet ishin të qeta, por sfidë mbetet qasja për personat me aftësi të kufizuara në shumë vendvotime

PACE: Zgjedhjet ishin të qeta, por sfidë mbetet qasja për personat me aftësi të kufizuara në shumë vendvotime

Erdogan thotë se do të monitorojnë shpërbërjen e PKK-së

Erdogan: Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

“Ditari” 29.12.2025

“Ditari” 29.12.2025

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Trump do t’i ofrojë Putinit çasje në mineralet e Ukrainës në këmbim të paqes, thotë raporti

Putin informon Trumpin për sulmin me dron, Kremlini rishikon bisedimet për paqe

Asllani flet për formën e mirë

Shtohet interesimi për Asllanin

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Muriqi ndër më të vlerësuarit në La Liga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën