TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Ferizajt e shqetësuar për ndërhyrjen e Qeverisë në rastin e inceneratorit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Komuna e Ferizajt e shqetësuar për ndërhyrjen e Qeverisë në rastin e inceneratorit

“Në maj befas na vjen një kompani dhe thotë se ne kemi marrë pëlqim nga ju për trajtim termik të mbeturinave, e po ashtu kemi marre leje ndërtimore në Komunën e Ferizajt dhe në Ferizaj do të ndërtojmë incerinator…”, tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Kjo është arsyeja që sipas Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  kompanisë për ndërtimin e inceneratorit në Varosh të Ferizajt iu pezullua pëlqimi mjedisor.

Por ndryshe po mendojnë nga Komuna e Ferizajt, që sipas tyre projekti në fjalë është planifikuar të ndërtohet larg nga shtëpitë e banuara.

“Matjet i kanë bërë arkitektët që e kanë trajtuar lëndën, po unë e thashë edhe më herët që kriteret që janë të përcaktuara me ligj të ndërtimit, qe 50 metra e kemi një fabrikë e cila merret me natyrën e njëjtë, të përafërt të punës për fabrikën që e kemi lëshu tani. Dhe aty në pjesën ku po flasim, nuk ka shtëpi përreth”, tha drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyçi.

Një dëshmi tjetër sipas autoriteteve komunale është se në vendin ku planifikohej të ndërtohej ky incenerator është funksionale një fabrikë tjetër për riciklimin e mbeturinave.

Por si është pajisur investitori me leje ndërtimore?

“Ligji është shumë i qartë, procedurat ligjore janë shumë specifike në ligjin e ndërtimit për këtë kategori dhe ne jemi bazuar në këto ligje dhe është pajisur me leje ndërtimore investitori në fjalë”, tha Bytyçi.

E ky veprim i Qeverisë, sipas Komunës, është i papranueshëm. Andaj kërkojnë që të mos ketë ndërhyrje nga niveli qendror.

“Për neve është shumë shqetësuese qasja e qeverisë se si trajtohet një investim thashë rreth 150 milionë euro, ish dashtë normalisht të trajtohet më ndryshe pasi që i kemi model vendet përreth të cilat i presin me duarhapur të gjitha këto investime dhe investitorë ndërsa ne i kemi këtu dhe me njëfarë forme me veprimet apo mosveprimet tona po i largojmë”, shtoi ai.

Tëvë1 ka kërkuar nga Prokuroria Themelore përgjigje se a është duke e shqyrtuar rastin në fjalë, mirëpo të njëjtët nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën