Belgu Vincent Kompany është emëruar trajner i ri i Bayern Munchenit.
Klubi gjerman të mërkurën e ka zyrtarizuar trajnerin belg, i cili në këtë post ka zëvendësuar Thomas Tuchelin e larguar.
Kompany ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 me Bayernin, ekip që i ka paguar kompensim mbi 10 milionë euro ekipit nga Anglia, Burnley për t’ia shkëputur kontratën që e kishte valide deri në vitin 2028.
38-vjeçari në vitin 2022 mori drejtimin e Burnleyt, të cilin e promovoi në Premier League por që nuk arriti ta mbajë më shumë se një sezon.
Ai kishte kontratë me Burnleyn deri në vitin 2028, ndërsa si trajner ka punuar edhe te skuadra e Anderlechtit në Belgjikë.