TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kompania “Pastrimi”: Rama po manipulon me mbeturinat për t’ua dhënë tenderët miqve të tij

by tëvë1
7 muaj ago
3
A A
Kompania “Pastrimi”: Rama po manipulon me mbeturinat për t’ua dhënë tenderët miqve të tij

Kompania Pastrimi e cila merret me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet ka reaguar pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme me mbeturina në Prishtinë.

Sipas kësaj kompanie, “Rama po manipulon me mbeturinat për t’ua dhënë tenderët miqve të tij”

Ata kanë thënë se i pari i kryeqytetit deri të martën në ora 9 nuk ua ka dorëzuar kamionët e as kontejnerët e blerë.

“Deri sot në orën 9 të mëngjesit, Rama nuk na kishte dorëzuar as kamionët dhe kontejnerët e blerë, as dokumentet e tyre për regjistrim. Vetëm pak para konferencës, rreth orës 9, ai dorëzoi disa prej tyre, por jo të gjithë, pavarësisht nga kërkesat tona të vazhdueshme. Ky është një tjetër tregues i qartë i manovrave për të bllokuar shërbimet publike dhe për të krijuar kaos të qëllimshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në reagim thuhet se Rama ka kërkuar nga disa punëtorë të sabotojnë punën e kompanisë për të krijuar kaos dhe tenderin t’ia jep një kompanie private.

“Tani, si justifikim për këto dështime të qëllimshme, Komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave, duke pretenduar se “Pastrimi” nuk po e kryen punën si duhet. Të nderuar qytetarë, ne po punojmë pa pushim ne 24 orë për 7 ditë të javës, me gjithë këto sfida, dhe nuk dorëzohemi me të vetmin qëllim që Prishtinën do ta pastrojmë nga mbeturinat”, thuhet në komunikatë.

Reagimi i plotë i kompanisë

Rama po manipulon me mbeturinat për t’ua dhënë tenderët miqve të tij!

Deri sot në orën 9 të mëngjesit, Rama nuk na kishte dorëzuar as kamionët dhe kontejnerët e blerë, as dokumentet e tyre për regjistrim. Vetëm pak para konferencës, rreth orës 9, ai dorëzoi disa prej tyre, por jo të gjithë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme. Ky është një tjetër tregues i qartë i manovrave për të bllokuar shërbimet publike dhe për të krijuar kaos të qëllimshëm.

Më 07.01.2025, përmes një emaili drejtuar kryetarit Rama dhe z. Bekim Brestovci, kam kërkuar një takim për të koordinuar shërbimet e pastrimit në kryeqytet. U deshën më shumë se 10 ditë për një përgjigje, dhe në atë takim dukej i vendosur që pastrimin t’ua jepte kompanive private, duke treguar qartë mungesën e vullnetit për zgjidhje dhe synimin për ta politizuar këtë çështje. Për më tepër, Rama ka kërkuar nga disa punëtorë të “Pastrimit” të sabotojnë shërbimin, vetëm që të krijojë kaos për të ja dhënë tenderin për grumbullimin e mbeturinave kompanisë private dhe të gjejë një arsye për shkarkimin tim (për të cilat kemi fakte të mjaftueshme).

Tani, si justifikim për këto dështime të qëllimshme, Komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave, duke pretenduar se “Pastrimi” nuk po e kryen punën si duhet. Të nderuar qytetarë, ne po punojmë pa pushim ne 24 orë për 7 ditë të javës, me gjithë këto sfida, dhe nuk dorëzohemi me të vetmin qëllim që Prishtinën do ta pastrojmë nga mbeturinat.

Për ta bërë më të qartë për gjithë qytetarët po duket se është duke u përgatitur e njëjta skemë siç është përdorur në shkurtin e vitit 2024 ku është negociuar kompania private e cila duket se mund të jetë përsëri e njëjta. Përmes këtyre veprimeve të kundërligjshme fillimisht u fut në lojë një kompani private, pastaj u hap një tender i ndarë në pesë llote në vlerë 16.5 milionë euro, me kritere të përgatitura sipas qejfit për të favorizuar emrat e dëshiruar. Ky tender përfundoi i bllokuar në OSHP, duke dëshmuar manipulimin e procesit, favorizimet të operatorëve të caktuar si dhe tendencën për të përjashtuar dhe falimentuar KRM “Pastrimin”.

Këtë herë, duket qartë që synimi është hapja e një tenderi me negocim, ku edhe ekzistojnë dyshime se fituesi është i paracaktuar, kompania që tradicionalisht ka lidhje me pushtetin komunal. Nëse ndjekim të njëjtën logjikë, procedurat e hapura do të shmangen, rregullorja e Kuvendit do të shkelet, dhe tenderi do t’u jepet emrave të përzgjedhur, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Pra, e gjithë kjo nuk ka të bëjë me pastërtinë e qytetit, por me një betejë për tenderët dhe kontrollin mbi paratë publike.

Ne si ndërmarrje publike qëndrojmë të përkushtuar dhe zotohemi para qytetarëve se do të jemi në nivelin më të mirë të cilësisë së shërbimit në grumbullimin e mbeturinave!

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Gjermanisë: Veprimet e javës së kaluar kundër institucioneve serbe rrezikojnë qytetarët dhe marrëdhëniet bilaterale

Ambasada e Gjermanisë: Veprimet e javës së kaluar kundër institucioneve serbe rrezikojnë qytetarët dhe marrëdhëniet bilaterale

Totaj: Në 2021 ishte vështirë t’i bindnim qytetarët, sot puna jonë shihet e preket

Totaj: Në 2021 ishte vështirë t’i bindnim qytetarët, sot puna jonë shihet e preket

Rubin mohon se Thaçi e refuzoi Rambujen pasi s’donte të çarmatosej UÇK-ja

Rubin mohon se Thaçi e refuzoi Rambujen pasi s’donte të çarmatosej UÇK-ja

Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

Ambasada e Gjermanisë: Veprimet e javës së kaluar kundër institucioneve serbe rrezikojnë qytetarët dhe marrëdhëniet bilaterale

Ambasada e Gjermanisë: Veprimet e javës së kaluar kundër institucioneve serbe rrezikojnë qytetarët dhe marrëdhëniet bilaterale

Kryeministri i Malajzisë: Dënimet nuk do t’i ndalin raketat

Kryeministri i Malajzisë: Dënimet nuk do t’i ndalin raketat

Erdogan: Izraeli synon “ta tërheq gjithë rajonin në kaos”

Erdogan: Izraeli synon “ta tërheq gjithë rajonin në kaos”

Totaj: Në 2021 ishte vështirë t’i bindnim qytetarët, sot puna jonë shihet e preket

Totaj: Në 2021 ishte vështirë t’i bindnim qytetarët, sot puna jonë shihet e preket

Kryeministri i Irakut propozon një pakt mbrojtës në stilin e NATO-s për shtetet arabe dhe islamike

Kryeministri i Irakut propozon një pakt mbrojtës në stilin e NATO-s për shtetet arabe dhe islamike

Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar “Rama 4”

Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar “Rama 4”

Më shumë se gjysma e Gjeneratës Z në Britani përjetuan probleme të shëndetit mendor, thotë anketa

Më shumë se gjysma e Gjeneratës Z në Britani përjetuan probleme të shëndetit mendor, thotë anketa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën