TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

by Bujar Mehmeti
2 orë ago
0
A A
Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Triathlonit të Kosovës (FTK), me qëllim formalizimin e bashkëpunimit për përfshirjen, zhvillimin dhe përgatitjen e parasportistëve në disiplinën e triathlonit paralimpik.

Kjo marrëveshje krijon një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e triathlonit paralimpik në Kosovë dhe synon përfaqësimin e vendit në gara ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Paralimpike “Los Angeles 2028”.

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, znj. Njomza Emini, theksoi se Kosova, përmes parasportistit Fatmir Sheremeti, synon pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike “Los Angeles 2028”. “Fatmiri ka medalje, ka histori dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sportin paralimpik. Ajo që i duhet sot është mundësia dhe pikërisht për këtë po e nënshkruajmë këtë marrëveshje,” u shpreh Emini. Ajo shtoi se kjo marrëveshje nuk përfaqëson vetëm një akt formal bashkëpunimi, por një proces të ndërtuar mbi besim, durim dhe përkushtim. “Sot nuk po flasim vetëm për një marrëveshje, por për besim dhe durim në një rrugë që nuk ka qenë e lehtë dhe ende nuk është e tillë, por që po ndërtohet mbi vullnetin dhe shpresën,” theksoi Emini.

Kryetari i Federatës së Triathlonit të Kosovës, z. Naim Gashi, vlerësoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke theksuar se ajo hap rrugë për përfshirjen e sportistëve të rinj dhe sportistëve me nevoja të veçanta në disiplinën e triathlonit.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot po nënshkruajmë këtë memorandum bashkëpunimi me Komitetin Paralimpik të Kosovës, duke hapur dyert për sportistët me nevoja të veçanta. Fatmir Sheremeti është një prej parasportistëve që premton shumë për të ardhmen, falë vullnetit dhe përgatitjes së tij të fortë,” u shpreh Gashi.

E në anën tjetër, parasportisti Fatmir Sheremeti, i cili deri më tani ka përfaqësuar Suedinë në Lojërat Paralimpike, shprehu dëshirën dhe ëndrrën e tij të kahershme që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën. Ai theksoi se ky rrugëtim nisi si një ëndërr, por që po bëhet realitet pas kontakteve me presidenten e KPK-së, znj. Eminin dhe zëvendëspresidentin Daut Tishukin.
“Kur kam marrë pjesë në Lojërat Paralimpike me Suedinë, kam menduar se një ditë kjo ëndërr mund të realizohet dhe të garoj për Kosovën. Ka qenë një përjetim shumë emocional për mua, si person dhe si kosovar. Dua të kontribuoj edhe për parasportistë të tjerë dhe për këtë arsye jam përkushtuar të gjej një disiplinë ku mund të arrij rezultate konkrete,” tha Sheremeti. Ai njëherësh kërkoi edhe mbështjetjen institucionale në realizimin me sukses të ketij synimi.

Në karrierën e tij paralimpike, Sheremeti numëron një medalje të artë botërore (World Champion Gold Medal), disa medalje të bronzta në kampionate evropiane, si dhe tri pjesëmarrje në Lojërat Paralimpike: Pekin, Londër dhe Rio de Janeiro. Ai në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike “Los Angeles 2028”, do të përfaqësoj flamurin kosovar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Trepça bën hap të madh drejt finales së Kupës, “shkrin” Borën me plus 23 pikë

Trepça bën hap të madh drejt finales së Kupës, “shkrin” Borën me plus 23 pikë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Osmani në Zvicër thotë se Kosova ka nevojë për miq të fortë

Presidentja Vjosa Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t’i drejtohet ZRrE-së

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

“Këndi i Kimit” – 04.02.2026

“Këndi i Kimit” – 04.02.2026

Vdes në QKUK i aksidentuari javë më parë në Prishtinë

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Gjilan

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën