TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis verifikimin e kandidatëve për deputetë pas dorëzimit të listave

Deri në mesnatë, partitë politike kanë afat të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet. Por pas dorëzimit, nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë njoftuar se kandidatët do i nënshtrohen procesit të verifikimit institucional, nëse kandidatët i përmbushin kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit.

by Fetije Kamberi
1 muaj ago
0 0
A A

Mesnata e 12 majit, u caktua si afati i fundit.

Deri në këtë kohë, partitë politike në Kosovë, duhet t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

E emrat e këtyre të fundit, do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit.

Këtë e bëri të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për certifikim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do t’u dërgojë institucioneve relevante kërkesat për verifikim, së bashku me listën e kandidatëve që synojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të vlerësimit nëse ata janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore”, ka thënë Elezi.

Tutje, Elezi ka sqaruar se si do të kërkohet verifikimi i emrave të kandidatëve.

“Në mesin e institucioneve nga të cilat KQZ do të kërkojë verifikim të kandidatëve, është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”, andaj për zbatimin e këtij kriteri ligjor, KQZ-ja do të kërkojë nga KGjK-ja verifikimin e listës së kandidatëve për të konstatuar nëse ndonjëri prej tyre bie ndesh me këtë kufizim”, ka thënë tutje Elezi.

Ndryshe, ky procesi i verifikimit të kandidatëve pritet të zgjasë disa ditë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

Policia sekuestron arsenal armësh, nga Podujeva planifikohej të transportoheshin në Gjermani

Policia sekuestron arsenal armësh, nga Podujeva planifikohej të transportoheshin në Gjermani

Pamje ekskluzive: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Pamje ekskluzive: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Presidenti i Shqipërisë sot në Kosovë

Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

“Këndi i Kimit” 24.06.206

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Formacionet zyrtare Bosnjë – Katar

Formacionet zyrtare Bosnjë – Katar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën