Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja Arlinda Muqa, mbajti takimin e radhës ku u diskutua për mekanizmin e raportimit të kryeprokurorëve në KPK.
Në takimin e mbajtur të hënën, Komisioni shqyrtoi format e raportimit për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale dhe prokuroritë themelore.
Po ashtu, u diskutua për shabllonet e raportimit të përgatitura nga prokurorët, me qëllim harmonizimin e tyre në kuadër të këtij mekanizmi.
Në fillim të takimit u miratuan edhe procesverbalet e mbledhjeve të mbajtura më 5 dhe 19 tetor 2026./teve1.info/







