TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komisioni i ka rekomanduar presidentes faljen e një të dënuari

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
“Do t’i lidhim duart”, Osmani përmend presionet që kishte lidhur me dekretimin e Kryeprokurorit

Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një (1) të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca. Ndërsa gjatë vitit, janë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje.

“Shpall falje individuale, në pajtim me ligjin” – është njëra prej kompetencave që Presidentja ka të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Një kompetencë të tillë, nuk e ka ushtruar as edhe këtë vit, Vjosa Osmani.

Kjo përkundër që në Zyren e saj, kanë shkuar dhjetëra kërkesa për falje.

“Ju informojmë se gjatë këtij viti kemi pranuar gjithsej 94 kërkesa për falje nga personat e dënuar. Deri më tani, kur në pozitën e Presidentes ka qenë znj. Vjosa Osmani, nuk kemi pranuar asnjë dekret për falje nga Zyra e Presidentes”, thuhet nga Shwrbimi Korrektues i Kosovës.

Por, në Zyrën e Presidencës thonë që gjatë viti kanë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje.

“Deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë (89) kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë.Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një (1) të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca”, thuhet nga Presidenca.
Ndërsa, ish nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë që mos falja e presidentes deri më tani vjen prej frikës nga gabimi.

“Kjo është qasje e gabuar dhe veprim i gabuar i presidentit dhe i presidentëve të tjerë…Nuk jemi ne ende të përgatitur, domethënë me vetëdije të lartë shtetërore. Dhe kur nuk ke vetëdije të lartë shtetërore dhe kombëtare, atëherë heziton dhe nga frika bën gabim që nuk duhet ta bëjë, vlerëson Kryeziu.

Madje me mos faljen e asnjë të dënuari, Osmani konsiderohet se ka shkelur ligjin.

“Për dallim nga të gjithë kryetarët e shtetit, të cilët kanë bërë faljen pavarësisht a ka qenë pak apo shumë, kjo e ka shkelur këtë dispozitë ligjore, nuk e ka falur asnjë të burgosur. Për arsye se të burgosurit qetësinë e mbajnë në burg, vetëm me shpresë se do të fitojnë ndonjë falje. Zakonisht këto falje jepen kur ata e kanë kryer një pjesë të konsiderueshme të dënimit” vlerwson avokatja Fehmije Gashi- Bytyqi.

Gjatë vitit 2023, në presidencë kishin shkuar 97 kërkesa për falje të të burgosurve, por që asnjëra prej tyre nuk ishte aprovuar.

Tags: falja e te burgosurevepresidentja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën