Ky ndryshim detyron bankat të ofrojnë pagesa të menjëhershme në euro pa kosto shtesë, pasi shumë bankave në BE aktualisht kërkojnë deri në dy ditë për pagesa.
Ndryshimi i rregullores do të përshpejtonte afatin kohor, që do të thotë se transferimi i parave nga një llogari në tjetrën do të bëhej në sekonda, në vend të orëve apo edhe ditëve me një transfertë tradicionale, që varet edhe nga fakti nëse është ditë pune ose ditë jo pune.
Kjo i detyron bankat të ofrojnë pagesa të menjëhershme në euro pa kosto shtesë.
Pothuajse 200 miliardë euro bllokohen çdo ditë gjatë të ashtuquajturës “periudhë e pagesave luhatëse”, tha Komisioni të mërkurën, e cila beson se duhet të jetë një çështje e konkurrencës dhe përdorimit optimal të përparimit teknologjik.
Propozimi i miratuar nga Komisioni parashikon që ofruesit e shërbimeve të pagesave që tashmë ofrojnë transferta në euro në BE duhet në të ardhmen të ofrojnë edhe transferta të menjëhershme, pa kosto shtesë për përdoruesin në krahasim me një transfertë tradicionale.
“Aktualisht shkalla e përdorimit është shumë e ndryshueshme mes vendeve evropiane. Në shumicën e rasteve, pagesat e menjëhershme kushtojnë më shumë se një transfertë tradicionale dhe kjo duhet të ndryshojë”, nënvizon komisioneri i tregtisë, Valdis Dombrovskis.
Komisioni vlerëson se vetëm 11 për qind e të gjitha transfertave në euro në BE ishin të menjëhershme në fillim të vitit 2022.
Për të rritur sigurinë, bankat duhet që në momentin e transferimit të menjëhershëm të paralajmërojnë klientin nëse numri i llogarisë nuk korrespondon me emrin e treguar si përfitues./kp