TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KOMF letër Qeverisë, kërkon masa për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KOMF: Vrasja e fëmijës 14 vjeç, tronditje dhe alarm për të gjithë

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF,  ka adresuar sot një letër të hapur te kryeministri, Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo  e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku kërkon ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm.

KOMF ka kërkuar sigurim të financimit për ofrimin e shërbimeve sociale, të cilat janë jetike për fëmijët e cenueshëm, teksa kanë thënë se në mungesë të fondeve për mbështetje të mëtutjeshme, shërbimet rrezikojnë të mbyllen.

“Shërbimet rezidenciale dhe shërbimet ditore për fëmijët pa përkujdesje prindërore, fëmijët viktima të abuzimit dhe keqtrajtimit, fëmijët viktima të dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit (niveli i ulët dhe i mesëm i rrezikut), fëmijët me aftësi të kufizuara, etj., financohen pjesërisht nga Ministria Drejtësisë përmes thirrjeve publike çdo vit. Nga viti 2016, ka zbrazëtira kohore mes thirrjeve/kontratave për mbështetje të këtyre shërbimeve duke lënë pa përkrahje financiare këto shërbime çdo fillim vit. Institucionet jo-publike të licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Drejtësisë për ofrimin e shërbimeve. Mbështetja financiare nga Ministria e Drejtësisë ka qenë për periudhën Prill 2023 – Janar 2024 dhe si rrjedhojë shërbimet posedojnë financimin vetëm deri në Janar 2024. Në mungesë të fondeve për mbështetje të mëtutjeshme shërbimet rrezikojnë të mbyllen”, thuhet në komunikatë.

Më tej, kanë shkruar se ndërprerja e ofrimit të këtyre shërbimeve, qoftë edhe përkohësisht, do të lërë pa strehë fëmijët viktima të akomoduar në strehimore.

“Po ashtu do të mbyllë derën për rastet e reja që mund të jenë në nevojë për shërbime rezidenciale, duke shkelur kështu të drejtën themelore të fëmijëve për mbrojtje”, thuhet tutje.

Ndër të tjerash, KOMF thotë se nga kjo situatë, fëmijët e cenueshëm, e sidomos ata me aftësi të kufizuara, do të pësojnë regres në zhvillimin e tyre fizik, psikologjik dhe emocional.

Madje sipas tyre, do të rëndohet edhe gjendja ekonomike dhe emocionale e familjarëve të tyre, të cilët do të detyrohen të marrin shërbime me pagesë.

“Me situatë të njëjtë, do të përballen edhe ofruesit e shërbimeve që ofrojnë shërbime në baza ditore për fëmijët e cenueshëm përmes qendrave ditore. Në mungesë të shërbimeve sociale, fëmijët e cenueshëm, e sidomos fëmijët më aftësi të kufizuara do të mbesin të mbyllur në shtëpi dhe do të pësojnë regres në zhvillimin e tyre fizik, psikologjik dhe emocional. Kjo situatë, do të rëndojë edhe gjendjen ekonomike dhe emocionale të familjeve të fëmijëve të cenueshëm, të cilët do të detyrohen që të marrin shërbime me pagesë, në bazë të mundësive të tyre financiare. Krahas mbylljes së shërbimeve, do të pasojë edhe mbyllja e qendrave të specializuara për shërbime ditore, të cilat janë të pajisura me mjete pune, infrastrukturë, staf profesional dhe të licencuar. Poashtu, ky vakum kohor, rrezikon humbjen e stafit profesional në të cilin është investuar ndër vite”, thuhet më tej.

KOMF përmes letrës ka kërkuar edhe ndarjen e një fondi emergjent për periudhën kohore janar – prill 2024, deri në hapjen e shpalljes së rregullt nga Ministria e Drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama: Siguria në punë është kompetencë e Inspektoratit të Punës, presim zbardhjen e rastit

Komuna e Prishtinës reagon pas tragjedisë në rrugën A: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Komuna e Prishtinës reagon pas tragjedisë në rrugën A: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Edhe Fitore Pacolli u intervistua në lidhje me grantet, konfirmon Prokuroria Speciale

Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas aksidentit me vinçin

Përditësimi i fundit: Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të njëjta

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Salihaj: Një pjesë e figurave të LDK-së janë nën ndikimin e PDK-së që pas vdekjes së Rugovës

Salihaj: Një pjesë e figurave të LDK-së janë nën ndikimin e PDK-së që pas vdekjes së Rugovës

Inspektorati Qendror i Punës jep detaje për rastin ku vdiq një punëtor në Prishtinë pas rënies së vinçit

Inspektorati Qendror i Punës jep detaje për rastin ku vdiq një punëtor në Prishtinë pas rënies së vinçit

“Na u prezantua me identitet të rremë” – Polici rrëfen se si e arrestoi Jovan Viqentijeviqin për sulmin në Ibër-Lepenc

“Na u prezantua me identitet të rremë” – Polici rrëfen se si e arrestoi Jovan Viqentijeviqin për sulmin në Ibër-Lepenc

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën