TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KOMF: Fëmijët me aftësi të kufizuara të përfshihen në kuadër të Programit të Kuponëve

by Tëvë1
7 muaj ago
0
A A
KOMF: Fëmijët me aftësi të kufizuara të përfshihen në kuadër të Programit të Kuponëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve i ka kwrkuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadër të Programit të Kuponëve.

KOMF bën të ditur se me vëmendje ka përcjell njoftimin për hapjen e thirrjes për regjistrimin e institucioneve të edukimit në fëmijërinë e hershme në kuadër të Programit të Kuponëve, i cili do të zbatohet deri në qershor të vitit 2028 dhe ka për qëllim mbështetjen e familjeve përfituese të Skemës së Asistencës Sociale.

“KOMF mirëpret këtë nismë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si një hap pozitiv drejt barazisë sociale dhe përfshirjes së fëmijëve nga familjet në nevojë, megjithatë, shprehim shqetësimin lidhur me mungesën e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në këtë program, të cilët përballen me një mori barrierash për qasje në edukimin në fëmijërinë e hershme”, thuhet në njoftim.

Sipas KOMF, fëmijët me aftësi të kufizuara vazhdojnë të kenë përfshirje tejet të ulët në institucionet e edukimit të hershëm, sidomos në ato private.

“Bazuar në këto fakte dhe në obliglimin kushteutes dhe ligjor të Republikës së Kosovës për garantimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara pa diskriminim, KOMF kërkon që në Programin e Kuponëve të përfshihen edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, pavarësisht nëse familjet e tyre janë përfituese në Skemën e Asistencës Sociale apo jo”, thuhet në njoftim.

Më tej KOMF bën të ditur se bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2022 për përfshirjen e fëmijëve në institucione parashkollore në Kosovë, neni 4 – Kriteret për regjistrim të fëmijëve në institucionet parashkollore përcakton që fëmijët që vijnë nga grupet e rrezikuara, përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta, lirohen nga pagesa.

“Duke marrë parasysh specifikat individuale dhe nevojat e shumta që kanë fëmijët me aftësi të kufizuara, vlerësojmë se kostoja e kuponëve për mbështetjen e fëmijëve me aftësi te kufizuara duhet të jetë më e lartë, për të reflektuar mbështetjen e shtuar profesionale që është e domosdoshme për përfshirjen e tyre efektive në edukimin e hershëm”, thuhet në thirrjen e KOMF.

Tags: femijet me aftesi te kufizuarKOMFMASHTTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën