TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kombëtaret në trenin e fundit të Kupës së Botës?

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kombëtaret në trenin e fundit të Kupës së Botës?

Shkruan: Artijon Aliu

Edhe pse jam kundër këtij botërori, për arsye të ndryshme që nuk dua t’i përmend, po marr motivin të shkruaj diçka për çerekfinalet.

Argentina – Holandê.

Dy kontinente të, ndryshme, kultura jo të ngjashme, futboll diferent. Në një anë, magjia e Leo Messit që me çdo kusht e dëshiron këtë trofe për t’u portretizuar si lojtari më i mirë në historinë e këtij sporti. Megjithatë, Leo, dyshoj se ka ndihmën e duhur këtë botëror. Emiliano Martinez ka bindur me paraqitjet e tij, por një mbrojtje që fut ujë dhe as trajneri Lionel Scaloni nuk e ka të qartë se cilët lojtarë të vendosê në vijën e fundit. Një mesfushë e luhatshme. Rodrigo De Paul që performon me episoda, por prapë mbetet vetëm hija e atij lojtarit që ishim mësuar ta shohim tek Udinese. Paredes nuk bën. McAllister dhe Enzo mund të shihen si një premtim, por krahasuar me kombëtaret e tjera nuk e kanë peshën e emrit. Di Maria ende nuk e ka treguar kalibrin e atij lojtarit që ai din të jetë dhe një Papu Gomez i plakur, me Dybalan që është harruar nga Scaloni. Lautaro Martinez nuk është as afêr potencialit të tij dhe Alvarez që po mundohet ta bëj ‘Agueron’.

Holandezët me një mbrojtje të çelikt, Dumfries që sulmon mirë nga krahu i djathtë dhe Blind që ka vendosur një mur në krahun e majtë, pêrkundër emrave të frikshëm në qendër. Mesfusha funksionon mirë me DeJong që nuk është aspak nën pritshmëritë e tij dhe sulmi që del shumë shpejt përpara, duke u treguar shumë konkret. Pas tre humbjeve në finale, duket se Louis Van Gaal ka një ide të qartë se ku do ta çojë këtë kombëtare.

Angli – Francë.

Për herë të parë mund t’i marr anglezët seriozisht. Një portier me përvojë dhe mbrojtja që bën mirë në ekipet e tyre, duke përjashtuar Maguire që është lojtar larg më i mirë me kombëtaren sesa me ekipin. Mesfusha ka një ‘tenkë’ si Rice dhe përkrah tij po luaj një margaritar që po mahnit botën e futbollit dhe sulmi që pa asnjë dyshim është vrasës, secili që paraqitet në fushë.

Por, ata do të përballen me kampionin në fuqi. Didier Deschamps dhe kombëtarja e Francës, pavarësisht mungesave kanë treguar nivel të lartë të lojës. Një super portier dhe një mbrojtje e fortifikuar, edhe pse mund ka bërë rotacione. Mesfusha me Aurelien Tchoumenin që po ‘lëvron’ fushën dhe një Rabiot që ka rilindur në Katar. Sulmi francez është i papërmbajtshëm, duke e përfshirë lojtarin më të mirë në botë Kylian Mbappe, e të tjerë si Giroud, Dembele e Coman.

Brazil – Kroaci.

Hrvatska pasi kaloi Japoninë, si finalist i botërorit të kaluar ka përpara vetes ndoshta skuadrën më të vështirë. Brazili si skuadra që ka shkelur çdo që para vetes në këtë kampanjë. Mbrojtje jashtëzakonisht e mobilizuar me një Thiago Silva që brenda sekondash përpjeston cdo lëvizje që bëhet në fushë. Në mesfushë një Casemiro që luan sa tre futbollistë dhe sulmi që nuk ka nevojê për fjalë. Kroacia me mbrojtësin Gvardiol që ka marrë vëmendjen e çdo klubi të madh në evropë, mesfusha që bart lojën në përpikmëri me mjeshtrin Luka Modric. E vetmja e metë e kêsaj skuadre mbetet sulmi jo produktiv, me një Perisic të vetëm që mundohet të fus topa drejt zonës.

Maroko – Portugali.

E kush do ta mendonte që një kombëtare si ajo marokene do të jetë në 1/8 e finales. Ndoshta vetëm ata vet, sepse të tjerët vështirë. Ky besim i tyre po shpaguhet. Në ndeshjen e parë të gjithë thamë se ishin me fat që nuk pranuan gol nga Kroacia, por siç duket fati ishte në anën e kroatëve. Kaluan të parët në grup, duke lënë Belgjikën jashtë dhe Kroacinë të dytën. Pastaj, kishin ndeshjen me Spanjën dhe askush nuk besonte tek ata. Një skuadër që luan me zemrën jashtë. Një mbrojtje që përbëhet nga një portier oktapod dhe mbrojtës që lënë çdo gjë në fushë për të mos e lënë topin të kalojë prapa tyre. Sofyan Ambrabat që po mahnit botën me qetësinë dhe aftësinë e tij për të kontrolluar lojën. Dy sulmues krahu që janë në lëvizje në çdo sekond, duke ndihmuar prapa dhe nuk ‘përtojnë’ të rrezikojnë në çdo dalje përpara, ‘vdekjeprurës’ në lojën një kundër një.

Një Portugali jashtëzakonisht e mobilizuar, në secilin aspekt të ndeshjes. Mbrojtje e pjekur, me Pepen që është ‘kthyer’ 10 vite prapa në moshë. Mesfusha me shumë opsione, sidomos në pozitën e balancuesit, por që Bruno e Bernardo janë motorrët dhe orkestra e kësaj Portugalie. Sulmi i frikshëm. Felix që po tregon se mund të bëjë më tepër se në Atletico, Ramos ka sjellur formën e Benficas, Leao mbetet aty dhe padyshim arma më e fortë Cristiano Ronaldo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

AME: Gjatë së hënës u raportuan 41 vatra zjarri, 14 aktive ende aktive

AME: Gjatë së hënës u raportuan 41 vatra zjarri, 14 aktive ende aktive

Drita fiton ndeshjen e parë

Drita fiton ndeshjen e parë

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X