TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon dorëheqjen, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës aprovon kërkesën e tij

by Tëvë1
9 muaj ago
3
A A
Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon dorëheqjen, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës aprovon kërkesën e tij

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka konfirmuar për Tëvë1 se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, në shenjë përgjegjësie morale pas zhvillimeve të fundit në këtë komunë.

““Kam dhënë dorëheqje në mënyrë morale. E kam dorëzuar sot te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, por ende nuk është konfirmuar. Kjo nuk lidhet vetëm me rastin në Lipjan, por edhe me arrestimin e zyrtarëve policorë. Pres që dorëheqja ime morale të aprovohet nga drejtori i përgjithshëm”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka sqaruar se vendimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me rastin e fundit në Lipjan, ku një qytetar humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje policore, por edhe me arrestimin e pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar për Tëvë1 se ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të komandantit të stacionit policor në Lipjan, Argjend Gashi. Ky i fundit kishte bërë kërkesë për lirim nga detyra në mënyrë morale, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu dhe arrestimin e pesë zyrtarëve policorë.

Sipas burimeve të Tëvë1 të cilat kanë bërë me dije në vend të tij do të emërohet kapiteni Brahim Shatrolli, i cili aktualisht është komandant i Njësisë së Trafikut në Ferizaj.

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

 

Tags: LipjanPoliciaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën