TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komandanti i KFOR-it: Në Kosovë shmangëm një masakër, shpëtuam 15 policë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Komandanti i KFOR-it: Njësia Speciale mund të shkojë në veri pa miratimin tonë, FSK-ja jo

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, komandant i misionit të NATO-s në Kosovë, tha se falë angazhimit të KFOR-it, në Kosovë u shmang një masakër.

Ristuccia duke folur për situatën e krijuar më 29 maj, tha se atë ditë trupat e tij shpëtuan 15 policë të Kosovës.

“Falë profesionalizmit të njerëzve tanë nga e gjithë KFOR-i, të cilët u përgatitën në mënyrën më të përshtatshme dhe që zbatuan rregullat e angazhimit në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër. Ne arritëm që t’i ndajmë të dy palët dhe shpëtuam 15 policë të bllokuar në turmë”, tha ai.

Tutje ai shtoi se nëse KFOR-i nuk do të vepronte profesionalisht, sot do të merreshim “me një problem krejt tjetër”.

“Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën të menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm”, thotë Ristuccia për agjencinë italiane të lajmeve AGI.

Sipas Ristuccias, dhuna u krye “nga një numër i vogël ngatërrestarësh të dhunshëm që përdorën çdo mjet për të bërë dëm, përdorën mjete ofendimi deri në kufirin vdekjeprurës”.

“Aktualisht situata është shumë komplekse, e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Këto ditë në dukje është e qetë, por mbetet shumë e paqëndrueshme. Hera e fundit kur incidente të tilla kanë ndodhur ishte viti 2004. Prandaj, në të kaluarën janë arritur shumë rezultate pozitive, dhe fakti se numri i trupave të KFOR-it ka rënë në mënyrë drastike nga viti 1999 deri në vitin 2023 tregon qartë se janë arritur shumë rezultate. Megjithatë, për fat të keq, dinamika aktuale na bën shumë, shumë të shqetësuar për këto rezultate. Ne kemi nevojë që të dyja palët të qetësojnë menjëherë tensionet, për të gjetur zgjidhje vetëm me politikë dhe diplomaci”, saktësoi Ristuccia.

Për italianin, 99 % e njerëzve në Kosovë duan të jetojnë në paqe teksa shton se duhet zgjidhje politike.

“Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga feja, etnia, prejardhja, kultura e tyre, kanë nevojë që situata të mos përkeqësohet më tej. Unë mendoj se 99.9% e njerëzve këtu në Kosovë duan të jetojnë në paqe. Dhe mendoj se është gjithashtu në interes të të dyja palëve të zgjidhin situatën, prandaj u bëj thirrje sërish të dyja palëve të shmangin çdo retorikë të panevojshme”, tha ai, transmeton teve1.info.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kur civilët u bënë shënjestër, çfarë zbulon raporti “Java e terrorit në Drenicë”

Kur civilët u bënë shënjestër, çfarë zbulon raporti “Java e terrorit në Drenicë”

Vrasjet e fundit – Sa e brishtë është siguria në Kosovë?

Arrestohen tre persona për vjedhje në Marec të Prishtinës

Vrasje në tentativë në një fshat të Istogut, arrestohet i dyshuari

Një person theret me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Tensione te tregu i automjeteve në Prishtinë, shitësit ilegalë tentojnë ta bllokojnë rrugën

Bllokohet sërish aksi Qukës–Qafë Plloçë pas rrëshqitjes së dheut dhe gurëve

“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media

“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media

Komuna e Prishtinës nesër me aksion kundër tregtimit ilegal të automjeteve

Komuna e Prishtinës nis aksionin kundër tregtimit ilegal në tregun e automjeteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën