Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti të hënën në takim mirëseardhës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të forcës.
Gjithashtu, u trajtua situata aktuale e sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen institucionet e sigurisë.
Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi i deritanishëm mes FSK-së dhe KFOR-it, dhe u theksua rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi, që kontribuon në forcimin e paqes dhe sigurisë si në Kosovë, ashtu edhe në rajon./teve1.info/






