TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Komandanti amerikan i KFOR-it për TËVË1: Në veri situata e qetë, por e brishtë

Në një intervistë ekskluzive për Tëvë1, komandanti amerikan i Komandës Rajonale Lindje, Peter Helzer, ka thënë se situata në veriun e Kosovës është e qetë, mirëpo e brishtë. Ai i ka dënuar sulmet terroriste në kanalin e Ibër Lepencit dhe në Banjskë të Zveçanit. Kronika e gazetarit Venhar Isufi na sjellë më shumë detaje.

nga Venhar Isufi
2 muaj më parë
4 0
A A

KFOR-i është gjithandej përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Situatën këtu, komandanti amerikan i Komandës Rajonale Lindje, Peter Helzer, e vlerëson të qetë, por të brishtë.

Në një intervistë ekskluzive për TËVË1, koloneli Helzer, thotë se për shkak të mungesës së një epilogu të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, rreziku i përshkallëzimit në këtë zonë është çdo herë prezent.

“Është një zonë e prirë ndaj përshkallëzimeve të papritura dhe të mundshme, për shkak të çështjeve të pazgjidhura dhe një sërë sfidash, shpesh të zmadhuara nga retorika nxitëse dhe dezinformimi”, shprehet ai.

Në gjithë vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, koloneli Helzer tregon se KFOR-i e ka shtuar prezencën.

“NATO vendosi deri në 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe ne e rritëm pozicionin tonë në veri të Kosovës. Ky ishte përforcimi më i madh i misionit tonë në një dekadë. Aktualisht, forca e KFOR-it është më shumë se 4700 trupa, nga 33 shtete, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Komandanti i KFOR-it e ka fleksibilitetin për të përdorur asetet e KFOR-it për të adresuar çdo kërcënim në mënyrën më efektive”, thotë komandanti i KFOR-it.

Helzer ka folur për Tëvë1 edhe për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, si dhe atë në Banjskë të Zveçanit.

“Para së gjithash, dua ta bëj të qartë se e kemi dënuar sulmin ndaj kanalit Ibër-Lepenc në nëntor të vitit 2024, si dhe dhunën e parë në Banjskë dhe Zveçan në vitin 2023. Tani është thelbësore që të gjitha faktet të vërtetohen dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë. Në të gjitha rastet, KFOR-i reagoi menjëherë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Ne nuk spekulojmë mbi skenarë të mundshëm në të ardhmen: ajo që ka vërtet rëndësi është që ushtarët tanë të jenë vigjilentë dhe të trajnuar për t’u përballur në mënyrë efektive me çdo kërcënim sigurie që mund të shfaqet”, shprehet ai.

Kosova, prej disa muajsh tashmë, është me një qeveri në detyrë dhe kuvend të pa konstituuar.

Megjithatë, kjo sipas Helzer nuk është se ka ndikuar diçka në situatën e sigurisë.

“Nuk kemi vërejtur ndonjë ndikim të menjëhershëm të kësaj çështjeje politike në situatën e sigurisë në Kosovë. Ne mbetemi të përqëndruar plotësisht në misionin tonë. Në të njëjtën kohë, si të gjithë, shpresojmë për një rezultat të suksesshëm për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thotë Helzer.

Për fund, Helzer theksoi se koordinim i KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është thelbësore për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të sigurisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaferi: Votimi i fshehtë në Kuvend, imponim i papranueshëm

Xhaferi: Votimi i fshehtë në Kuvend, imponim i papranueshëm

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Duke i ikur policisë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar bie nga ndërtesa

Avokati i Popullit viziton Leposaviqin, kërkohet dialog për çështjen e rrënimit të 12 shtëpive

Avokati i Popullit viziton Leposaviqin, kërkohet dialog për çështjen e rrënimit të 12 shtëpive

“Njëri po, tjetri s’e di”, Jashari: Mungesa e koordinimit mes Osmanit dhe Kurtit, sinjal i rrezikshëm për sigurinë

“Njëri po, tjetri s’e di”, Jashari: Mungesa e koordinimit mes Osmanit dhe Kurtit, sinjal i rrezikshëm për sigurinë

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.07.2025

Emisioni “Info Nata” 10.07.2025

Emisioni “Info Nata” 10.07.2025

Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Xhaferi: Votimi i fshehtë në Kuvend, imponim i papranueshëm

Xhaferi: Votimi i fshehtë në Kuvend, imponim i papranueshëm

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Duke i ikur policisë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar bie nga ndërtesa

Avokati i Popullit viziton Leposaviqin, kërkohet dialog për çështjen e rrënimit të 12 shtëpive

Avokati i Popullit viziton Leposaviqin, kërkohet dialog për çështjen e rrënimit të 12 shtëpive

“Njëri po, tjetri s’e di”, Jashari: Mungesa e koordinimit mes Osmanit dhe Kurtit, sinjal i rrezikshëm për sigurinë

“Njëri po, tjetri s’e di”, Jashari: Mungesa e koordinimit mes Osmanit dhe Kurtit, sinjal i rrezikshëm për sigurinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X